• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përplasja për selinë e PD/ Nishani: 8 janari konfirmoi që ne na duan demokratët, jemi mazhoranca në parti

by Java News
10/01/2022 16:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-presidenti dhe ish-kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani, deklaroi në Ditarin e mesditës në A2 CNN, se protesta e 8 janarit konfirmoi edhe njëherë se kush ishte mazhoranca në partinë më të madhe opozitare, duke hedhur në këtë mënyrë poshtë, sipas tij, dhe pretendimet e Lulzim Bashës.

Nishani deklaroi se 8 janari do të ngelet në histori dhe për faktin që policia ushtroi dhunë ndaj anëtarëve të një partie brenda selisë së tyre.

“Ne gjithmonë jemi munduar të përcjellim interesin e lëvizjes brenda PD-së që është në interes të të gjithë publikut, i gjithë sistemit politik. 8 janari tregoi disa dimensione të rëndësishme. Për herë të parë në histori, ndodhi që policia e shtetit sulmoi në mënyrë të dhunshme anëtarësinë dhe veprimtarët e një partie brenda selisë së tyre politike.

Ne nuk ishin mbledhur përpara ndonjë institucioni si kryeministria, ne ishim mbledhur brenda selisë sonë. Për herë të parë, policia u përdor në mënyrë të dhunshme për të ndërhyrë ndaj anëtarëve të një partie brenda selisë së tyre.

U konfirmua edhe njëherë mazhoranca. Ka pasur një tentativë manipulative nga Basha, duke pretenduar se PD-ja nuk është te baza, nuk është tek anëtarësia, nuk përfaqësohet nga Komisioni i Rithemelimit.

Besoj se të shtunën, u rikonfirmua tregimi viziv se kush është mazhoranca në PD dhe kush është pakica. Kjo është shumë e rëndësishme”, u shpreh Nishani.

Nishani la të kuptohet se aktet e dhunës gjatë protestës së të shtunës në selinë e PD, ku u hodh gaz lotsjellës nga ambientet e brendshme të godinës, ka bërë që shumë deputetë të këtij grupi parlamentar të kenë reagime të ndryshme për sjelljen e Lulzim Bashës. Ish-presidenti u shpreh në A2 CNN, se deputetët që ndjekin akoma Bashën nuk guxojnë të dalin në bazë dhe të takohen me anëtarësinë.

“Ka pasur reagime të ndryshme nga shumë prej deputetëve të grupit parlamentar nga sjellja e fundit e Lulzim Bashës dhe policia që kërkon t’iu imponojë demokratëve që kush duhet të rrijë në seli. Kushdo që do të verifikojë këtë shumicë i ka dyert e hapura.

A keni parë ndonjë nga deputetët që nuk është distancuar nga Basha të shkojë te baza. Shumë nga deputetët iu fshehën demokratëve. Në demokraci ka një parim, shumica vendos dhe pakica respektohet. Ne nuk mund ta lejojmë platformën e qeverisë për të pasur një PD të dobët. Ne nuk e shesim PD”, u shpreh Nishani.

Next Post
Arrestohet kreu i shërbimit sekret, pas akuzave për rrjedhje të informacioneve ‘të klasifikuara’

Arrestohet kreu i shërbimit sekret, pas akuzave për rrjedhje të informacioneve ‘të klasifikuara’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In