Deputeti socialist Alket Hyseni i ka bërë sfidë të hapur presidentit Ilir Meta lidhur me shpërndarjen e nënshtetësive shqiptare me procedurë të përshpjetuar.
Nga studioja e emisionit Repolitix, Hyseni ka deklaruar se nëse Meta provon se ka bërë 419 kërkesa paraprake ndaj institucioneve kontrolluese para se ketë dhënë nënshtetësinë, atëherë ai do t’i kërkojë falje publikisht.
“Do t’i kërkoj Metës publikisht falje nëse rezulton se ai ka bërë paraprakisht 419 kërkesa ndaj shërbimit informativ Shtetëror, atij të ushtrisë, policisë prokurorisë gjykatës. Do t’i kërkoj ndjesë publikisht nëse e ka bërë kë edhe pse ligjërisht nuk i takon atij. Unë e bëra sfidën time,”- tha ai.
g.kosovari











