• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përplasja për Gonzaton në Kuvend, PD kërkon përjashtimin e Ballës nga seancat me 10 ditë, PS kërkesë për Berishën deri në 60 ditë

by Os De
07/11/2025 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përplasja e një dite më parë mes kryetarit të PD, Sali Berisha dhe kreut të grupit të PD Taulant Balla gjatë diskutimeve në kuvend mbi ligjin për barazinë gjinore dhe ku u përmend edhe ambasadori i BE, Silvio Gonzato ka pasuar me kërkesa për përjashtim nga të dyja partitë. 

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Sekretariatit të Etikës përjashtimin me 10 ditë nga punimet e Kuvendit të deputetit Taulant Balla. 

Sipas kërkesës së PD, në seancën e datës 6 nëntor, Taulant Balla ka përdorur gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputetëve të opozitës. 

Gjuha joparlamentare dhe fyese, që përfshinë fjalë “lehni”, “rraca e këtyre”, “ta tregoj unë ty”, “gënjeshtar”, etj., gjatë fjalës për kalendarin dhe programin, është shkelje disiplinore sipas nenit 65/1, pika 1, shkronja “a”, ku specifikohet se: “1.Masa disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhelose në seancë plenare deri në 10 ditë” i jepet deputetit: a) kur edhe pas tërheqjes së vëmendjes dhe dhënies së vërejtjes nga drejtuesi i seancës/mbledhjes, bën thirrje për përdorim dhune, pengon zhvillimin e rregullt të seancës plenare/ mbledhjes së komisionit, shkakton kaos në seancë plenare/ komision, fyen, kërcënon ose dhunon deputetët e tjerë, drejtuesin e seancës, anëtarët e Këshillit të Ministrave, të ftuarit ose persona të tjerë, apo përdor fjalë fyese për Presidentin e Republikës, Kryeministrin ose institucione të tjera shtetërore”. Kjo sjellje e deputetit Taulant Balla është e përsëritur seancë pas seance, dhe mbetet në cdo rast i pa ndëshkuar. Fyerja dhe kërcënimi ndaj deputetëve të opozitës është papranueshëm dhe duhet të shoqërohet me masën disiplinore përjashtimin me 10 ditë nga seanca plenare dhe komisionet parlamentare”, shkruhet në kërkesën e PD. 

PS i ka dërguar një kërkesë Komisionit të Etikës që të përjashtojë deri në 60 ditë Sali Berishën nga punimet e Kuvendit për shkak të deklaratës së një dite më parë ndaj ambasadorit të BE-së, Silvio Gonzato. 

Berisha tha se ambasadori nuk mund t’i impononte shoqërisë shqiptare bindjet e veta personale referuar projektligjit për barazinë gjinore. 

“Kërkojmë marrjen e masës disiplinore ndaj deputetit Sali Berisha, sipas parashikimeve të nenit 65/1, *Perjashtim nga pjesëmarrja ne komisione dhe/ose në seancë plenare deri në 10 ditë, 30 ditë ose 60 ditë.”, thuhet në kërkesën e PS. 

Next Post
VIDEO / Kur Nano tallej me Metën: Kam respekt për rakinë e Skraparit, jo për skraparllinjtë shperdorues

Meta: Çfarë mendoj për vdekjen e Nanos, si donte të më arrestonte Berisha me dëshmi false?! Na duhet një Vasil Laçi!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Opozita po justifikohet pas humbjes!”/ Nazarko: Zgjedhjet e kësaj here, nuk ndryshojnë nga të kaluarat!

Korridori tetë, i vetmi aks lindje- perëndim

February 23, 2026
Veset e princit Andrew s’kanë të sosur, dyshohet për shpërdorime fondesh gjatë kryerjes së detyrës

Veset e princit Andrew s’kanë të sosur, dyshohet për shpërdorime fondesh gjatë kryerjes së detyrës

February 23, 2026
VIDEO / Imuniteti i Ballukut, prokurorët e SPAK mbërrijnë në Kryesinë e Kuvendit

VIDEO / Imuniteti i Ballukut, prokurorët e SPAK mbërrijnë në Kryesinë e Kuvendit

February 23, 2026
Këshilli i Mandateve vendos sot për imunitetin e zv/kryeministres Balluku

Këshilli i Mandateve vendos sot për imunitetin e zv/kryeministres Balluku

February 23, 2026
SKENARI/ Nëse Khamenei vritet, rrjeti i tij i fshehtë do të marrë kontrollin total në Iran

SKENARI/ Nëse Khamenei vritet, rrjeti i tij i fshehtë do të marrë kontrollin total në Iran

February 23, 2026
Lëndë narkotike dhe armë, arrestohen dy persona në Vlorë

Lëndë narkotike dhe armë, arrestohen dy persona në Vlorë

February 23, 2026
Linjë ajrore Shqipëri-Jordani, çfarë u diskutua pas dyerve të mbyllura

Linjë ajrore Shqipëri-Jordani, çfarë u diskutua pas dyerve të mbyllura

February 23, 2026
Mik i familjes për 18 vite! Shqiptari tenton të përdhunojë vajzën me aftësi të kufizuara në Greqi

Mik i familjes për 18 vite! Shqiptari tenton të përdhunojë vajzën me aftësi të kufizuara në Greqi

February 23, 2026
Në kërkim prej 1 viti, dorëzohet ish-zv kryeministri shqiptar i RMV

Në kërkim prej 1 viti, dorëzohet ish-zv kryeministri shqiptar i RMV

February 23, 2026
“Egli më ngacmonte”/ Policia merr në pyetje gruan e autorit të vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

Një i plagosur në Burrel pas një konflikti në lokal, dy persona shpallen në kërkim

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In