• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përplasja në PD/ Mustafaj: Berisha dhe Kadilli s’kanë qëllim forcë të re. Milo: Nëse arrijnë marrëveshje forcohet partia

by Java News
07/10/2021 16:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë të enjte në ABC Live, është diskutuar në lidhje me situatën politike në vend dhe veçanërisht për lëvizjet e reja politike që janë krijuar brenda Partisë Demokratike.

Historiani Paskal Milo dhe diplomati Besnik Mustafaj janë shprehur ndër të tjera se deri më tani lëvizjet e reja nuk janë përçarje por thjesht sjellje për ide të reja.

Milo është shprehur se foltoret e Berishës janë thjesht fraksione dhe jo përçarje mes demokratëve dhe nëse një nismë e tillë do të përfundojë në një marrëveshje konsensuale ndryshimi do të çojë në forcimin e mëtejshëm të Partisë Demokratike.

“Shqiptarët dhe Shqipëria ka dështuar në drejtuesit e saj. Janë faktorët ndërkombëtarë që ne nuk mund të jetojmë si një ishull i vetmuar. Ato që qeverisin kanë dhe përgjegjësinë kryesore.

Unë mendoj se lëvizjet politike të kësaj natyre që ne jemi mësuar tashmë nuk është se mund të mbajnë një ritëm të lartë, por do të fillojnë të tkurrur nëse nuk kanë mbështetje dhe nëse kanë një rezultat logjik. Nëse zgjatet në kohë dhe humbet dinamikën ka tendencë për tu shuar. Ky është një fraksion jo përçarje, pasi kjo e fundit fillon kur ato dalin institucionalisht si një formacion i ri, por nëse mbetet në kuadër të partisë i gjithë ky debat dhe në fund arrihet në një zgjidhje që kërkon të ketë ndryshime në udhëheqjen e PD-së dhe do të shkohet në një kongres ai do të sjellë dhe ndryshimin. Unë mendoj se është në interes të PD-së nëse në fund do të përfundojë në një marrëveshje konsensuale ndryshimi që do të varet nga dinamika brenda partisë që do të çojë dhe në forcimin e partisë.

Edhe foltorja e Berishës, dhe alternativa e Kadillit kanë diferenca dhe janë të ndryshme nga ajo populiste që është e Berishës tek ajo intelektualiste që përfaqësohet nga Kadilli. PD në bazë është më shumë populiste, kjo tregohet dhe tek zgjedhjet e fundit ku mbështetja e Kadillit ishte e pakët”, ka thënë Milo.

Nga ana tjetër diplomati Besnik Mustafaj ka deklaruar se dy lëvizjet e krijuara brenda PD-së kanë një dallim mes tyre ajo e Berishës është populiste dhe jo debat idesh, ndërsa e Kadillit është më shumë në drejtimin për të ngjallur debat.

“Një nga dëshpërimet e mia që kanë në vazhdimësi është konstatimi që të rinjtë konformohen shumë shpejt me modelin e vjetër, dhe nuk imponojmë një model që përputhet me kulturën e tyre njerëzore. Unë kam qenë një person që kam pas ndikim në krijimin e Copit. Në promovimin e të rinjve një gjë ndikon në mënyrë të dukshme në “degradimin” e tyre, fakti që ato nuk bëjnë një karrierë politike. Shumë të rinj u bashkuan PD për kushtet e mira politike dhe diplomat e mira.

Ajo e Berishës i tha se duhej të rinj dhe në këtë foltore përvijohet vetëdija se duhen të rinjtë, nëse Basha është dështim nuk janë të gjithë të dështuar.

Nisma e Berishës është populiste dhe jo debat idesh por drejt organizimit të partisë, kurse nisma e Kadillit jep shkas për debat idesh. Pasi shumë nga gjërat që janë pjesë e platformës së Kadillit dhe mundësia që ai jep për debat shtrihet te programi. Nuk shikoj përplasje objektivash mes të dyjash, por për ndikimin që kanë në PD, i vetmi komplet amorf është ai i kryetarit të Partisë Bashës që nuk merr pjesë në asnjë debat. Nuk shikoj përçarje të PD-së mesa i njoh unë, Berisha nuk ka objektiv për krijimin e një force tjetër po ashtu dhe Kadilli por për aq kohë sa janë brenda partisë PD është e shëndetshme”, është shprehur Mustafaj.

Ndërkohë përgjigjes së gazetares juli Xhokaxhi nëse ka një marrëveshje të fshehtë mes Bashës dhe Ramës, historiani Milo është shprehur se një gjë e tillë nuk mund të ekzistojë.

“Nuk e besoj se ka një marrëveshje mes Ramës dhe Bashës pasi më duket e çuditshem dhe nuk shikoj arsye pasi një marrëveshje e Bashës me Ramën do e bënte partinë një shtesë të asaj në pushtet”, ka thënë Milo./m.j

Next Post
Qeveria austriake mund të bjerë, “të gjelbrit” kërkojnë largimin e Kurz, pas hetimit për korrupsion

Qeveria austriake mund të bjerë, "të gjelbrit" kërkojnë largimin e Kurz, pas hetimit për korrupsion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

August 17, 2026
“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

August 17, 2026
Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

August 17, 2026
“Ata duan humbjen e Netanyahut”/ Likud trazon fushatën me posterin ku shfaqen Khamenei, Erdogan dhe Mamdani

“Ata duan humbjen e Netanyahut”/ Likud trazon fushatën me posterin ku shfaqen Khamenei, Erdogan dhe Mamdani

August 17, 2026
“78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre”, Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

“78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre”, Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

August 17, 2026
Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë “i lundrueshëm”

Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë “i lundrueshëm”

August 17, 2026
Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

August 17, 2026
Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit

Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit

August 17, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump sfidon Iranin: Ta shpallim Ngushticën e Hormuzit territor amerikan

August 17, 2026
“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com