• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Përplasja në PD, betejë për jetë a vdekje”/ Patozi: ‘Çelësin’ e 11 Dhjetorit e ka Basha

by A R
11/11/2021 09:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi deklaron se legjitimiteti i Kuvendit të 11-Dhjetorit tashmë është në dyshim.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Patozi tha se çelësin e këtij legjitimiteti sot e ka kryedemokrati Lulzim Basha.

“Për të qenë tamam në Kongres duhet që ky të ketë një legjitimitet dhe çështja e legjiitmitetit të tij është shumë në dyshim. Aq më tepër, që mesa duket çelësin e këtij legjitimiteti e ka në dorë ai që ata e konsiderojnë si kryetar i vulës, Lulzim Basha. Kjo është një ironi e fatit. Është një lloj karme që i bie në shpinë Partisë Demokratike, por ndoshta dhe udhëheqësit të Foltores.” 

Betejën midis liderit historik Sali Berisha dhe liderit aktual të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, Patozi e konsideron për jetë a vdekje. Sipas tij, kjo përplasje midis tyre nuk do të përfundojë as më 11-Dhjetor, por as pas kësaj dite.

“Mënyra se si ata e interpretuan këtë mbledhjen e firmave ishte si t’i marrësh firmat dhe të lodhesh të djersitesh dhe ta hedhësh në plehra gjithë mundin e këtyre dy muajve. Ndërkohë, që pala tjetër, sot ka gjetur një moment ku të mbahet. Unë mendoj që partinë nuk mund ta udhëheqësh me procedurë. Politika është votë, nëse tjetrit i shkojnë njerëzit, atëherë ty të rroftë vula. Mirëpo, këto janë armë që ata tashmë i kanë zgjedhur dhe ne sado që të flasim nuk iu ndërhyjmë dot më. Ajo është një betejë për jetë a vdekje, dhe unë mendoj që nuk do të përfundojë as me 11 as me 12 për shkak se z.Berisha nuk do që të ndahet. Ndërkohë që unë mendoj që Lulzim Basha do vetëm të shpëtojë nga Sali Berisha, mundësisht të ikë fare.” 

Për ish-nënkryetarin e Partisë Demokratike, zgjidhja më e mirë që ka kjo parti sot është ndarja. Ai këshillon që nëse kjo gjë duhet të ndodhë, duhet të realizohet shpejt,

“Partia Demokratike sot duhet të kuptojë se e vetmja gjë që mund të bëjë në këto rrethana në këto kushte, në këtë derexhe ku është katandisur për shkak të këtyre dyve, zgjidhje më të mirë ka ndarjen. Këshilla ime është kjo, një gjë që ka për tu bërë, të bëhet shpejt. Partia Demokratike në qoftë se nuk ndahet sot, nuk pranon atë që i ka ndodhur… ata janë dy realitete të ndryshme, e trajtojnë njëri-tjetrin si armiq. Edhe kjo, mosdorëzimi i firmave, çfarë është. Edhe më keq se kundërshtari, janë gati ta çojnë tek Edi Rama këtë listën, ta shohë ai, por jo ky tjetri.” 

Rruga e vetme që Berisha ka për largimin e Bashës, është ta trembë atë, sipas Patozit.

“E vetmja rrugë që ka, po e trembi, me e tremb a ka mundësi… dhe ai ikën, Sali Berisha e arrin objektivin e parë.” 

/a.r

Next Post
Zgjedhjet në PD, Nishani: Nëse më 25 Prill pati masakër, kjo e sotmja është maskaradë

Nishani u jep 'medalje' firmëtarëve: Ata e shpëtuan PD-në dhe nuk u korruptuan për interesa të fëlliqura

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Takimi historik Trump-Putin-Xi Jinping, Irani dhe armët bërthamore në qendër të diskutimeve, zbulohet çfarë do të ndodhë me Ukrainën

Takimi historik Trump-Putin-Xi Jinping, Irani dhe armët bërthamore në qendër të diskutimeve, zbulohet çfarë do të ndodhë me Ukrainën

November 14, 2026
Të shtëna me armë në Durrës pas konfliktit mes dy personave, policia zbardh dinamikën e ngjarjes

Të shtëna me armë në Durrës pas konfliktit mes dy personave, policia zbardh dinamikën e ngjarjes

November 14, 2026
Reshje shiu dhe rrebeshe, parashikimi i motit për ditën e sotme

Reshje shiu dhe rrebeshe, parashikimi i motit për ditën e sotme

November 14, 2026
SHBA rikthen fluturimet pas defektit në kontrollin ajror, por aeroportet vijojnë në kaos

SHBA rikthen fluturimet pas defektit në kontrollin ajror, por aeroportet vijojnë në kaos

November 14, 2026
Rama mbledh Asamblenë, në diskutim emrat për bashkitë dhe ndryshimet në qeveri

Rama mbledh Asamblenë, në diskutim emrat për bashkitë dhe ndryshimet në qeveri

November 14, 2026
A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

November 13, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve

November 13, 2026
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

SHBA mbyll qiejt, qindra aeroporte ndërpresin fluturimet “për arsye sigurie”

November 13, 2026
Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

November 13, 2026
Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In