• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përplasja mes Konit dhe kancelarit ka lënë 65 punonjës pa paga prej 3 muajsh

by A R
26/10/2017 07:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përplasja për kompetencat ligjore mes rektorit Mynyr Koni dhe kancelarit apo administratorit të përkohshëm të Rektoratit të Tiranës, Robert Skënderi, ka përfunduar në Ministrinë e Arsimit. “Lufta” me shkresa mes rektorit dhe kancelarit, ka sjellë pasoja në mbarëvajtjen e punëve në rektoratin e UT.

Sipas bordit të administrimit në kundërshtim me ligjin, Rektori ka pezulluar kancelarin nga detyra dhe i ka hequr disa herë të drejtën e protokollit dhe për më shume se dy muaj e ka lënë jashtë institucionit. Si pasojë e kësaj përplasje , 65 punonjës të rektoratit nuk kanë marrë pagat prej 2 muajsh.

Pasi Fiks Fare trajtoi këtë problematikë, Administratori i përkohshëm u lejua që të hynte në rektorat dhe të rimerrte detyrën. Sipas kancelarit, puna e parë që do të bënte ishte kalimi i pagave të punonjësve.

Por vetëm pak ditë më vonë pranë redaksisë së Fiksit erdhi një letër ankesë nga punonjësit e këtij institucioni që kërkonin ndihmën e Fiks Fare, pasi pagat ende nuk kishin kaluar. Në të shkruhej ndër të tjera që edhe pse kishte kaluar një farë kohe, punonjësit ende nuk ishin paguar për një periudhë gati 3 mujore. Gazetaret e Fiksit u interesuan sërish pranë Rektoratit të Tiranës, ku sërish hasën vështirësi për të hyrë në institucion. Ata u ndaluan nga rojet të cilët nuk i lanë të hynin në institucion as me prezencën e kancelarit. Pasi kërkuan të takonin drejtorin e komunikimit, si përgjigje morën se nuk kishte as kohe e dëshirë për t’i takuar duke i akuzuar si manipulues.
Gazetarët arritën të hynin në rektorat edhe pse jo me lejen e rojeve dhe intervistuan Administratorin e Përkohshëm. Ai deklaroi për Fiks Fare, se pagat nuk kanë kaluar, pasi ai ka përjashtuar nga borderotë rreth 10 punonjës dhe kjo gjendje do të vazhdojë derisa të sqarohet edhe pozicioni i tyre juridik.

Sipas tij në këtë kategori janë, tre punonjës të shkarkuar nga ai me urdhër të bordit, tre punonjës të emëruar nga rektori Koni. Kjo në shkelje të ligjit, pasi janë komanduar nga rektori i cili është jashtë kompetencave të tij. Ndërsa 2 punonjës të tjerë janë pushuar po nga rektori , sërish jashtë kompetencave.

Për shkak të këtyre 10 personave mbahen peng edhe 65 punonjës të tjerë pa u paguar. Rektori Koni me anë të një shkrese drejtuar shefes se Financës, e urdhëron të mos pranoi kalimin e asnjë borderoje që nuk i vjen e miratuar nga drejtoresha e burimeve njerëzore. Në të kundërt do të merren masa administrative ndaj saj. Sipas Kancelarit kjo shkresë është në shkelje të ligjit dhe tejkalim të kompetencave, ndërsa drejtoresha e burimeve njerëzore është e shkarkuar prej tij nga detyra në vijim të urdhrave të bordit të administrimit.

Kancelari Skënderi shprehet se kjo është arsyeja që pagat nuk kanë kaluar ende dhe se në këtë moment duhet të ndërhyjë ministria përgjegjëse për të zgjidhur këtë situatë, i dorëzuar përpara kësaj paligjshmërie që ka mbërthyer institucionin.
Gazetarët e Fiks Fare pritën me orë të tëra për të intervistuar rektorin e Universitetit. Ai dhe drejtori i komunikimit nuk pranuan që gazetarët të hynin në institucion duke shtuar edhe numrin e rojeve të sigurisë.

Por në momentin që doli nga zyra rektori nuk pranoi të përgjigjej për ngërçin që ka mbërthyer prej disa muajsh institucionin që ai drejton

Gazetarët të gjetur në këto kushte iu drejtuan edhe Ministrisë së Arsimit, e cila ka të drejtë të ushtrojë kontroll për zbatimin e ligjit nga universitetet. Lindita Nikolla duke falenderuar Fiks Fare për ngritjen e problematikës, shprehet se ka ngritur një grup inspektimi për të sqaruar përplasjet e kompetencave ne rektorat. Ajo siguroi se grupi i inspektimit i ngritur nga MASH do të dalë me një përfundim në fund të javës. /TCH/a.m.

Next Post
“Na, gëzoje pronën tani…” Vrasja e çiftit nga kushëriri, ja si ndodhi ngjarja

"Na, gëzoje pronën tani..." Vrasja e çiftit nga kushëriri, ja si ndodhi ngjarja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

October 23, 2026
Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In