Një atentat me armë zjarri ndaj dy shqiptarëve raportohet se ka ndodhur në komunën San Miniato në provincën e Pisas në Itali. Nga të shtënat njëri prej tyre ka mbetur i plagosur.
Ngjarja që ndodhi në qendër të qytezës ka shkaktuar panik tek banorët të cilët lajmëruan menjëherë policinë.
Mësohet se makina me të cilën udhëtonin dy shtetasit shqiptarë është bllokuar nga dy automjete të tjera, të cilët kanë hapur zjarr kundër tyre.
Ndërsa policia ka marrë në pyetje shqiptarin, mediat nuk e përjashtojnë mundësinë e atentatit për shkak të larjes së hesapeve mes dy bandave rivale.
a.ç