entagoni njoftoi sot se ka zhvilluar një fluturim vëzhgues mbi Ukrainë për të ritheksuar mbështetjen e SHBA-së për këtë vend pas kapjes së luftanijeve ukrainase nga Rusia në Detin Azov.
“SHBA-ja dhe aleatët zhvilluan sot një fluturim vëzhgues konform me traktatin Open Sky”, njoftoi Ministria amerikane e Mbrojtjes në një komunikatë.
Traktati i quajtur “Open Sky” (Qiell i Hapur) i mundëson 34 vendeve firmëtare të marrëveshjeve të Konferencës mbi Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë (CSCE) për të fluturuar territoret respektive që të verifikojnë lëvizjet e tyre ushtarake dhe për të kontrolluar armatimet e njeri-tjetrit./a.meta