Prokurorja e Shkodrës, Elsa Gjeli, e denoncuar nga kryeministri Edi Rama lidhur me një ndërtim pa leje në Theth, i është drejtuar me një shkresë KLP-së, duke i shprehur shqetësim mbi situatën e krijuar dhe kërkon një reagim nga institucioni. KLP, në mbledhjen e sotme, e ka renditur në listën e kërkesave për shqyrtim por nuk dihet nëse do të ketë ndonjë vendimmarrje.
Një ditë më parë, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja iu drejtua me një shkresë ILD-së për nisjen e eucirsë disiplinore.
Më herët ka reaguar edhe prokuroria e rrethit Shkodër, ku ka shprehur shqetësim mbi deklaratat e bëra ndërsa ka treguar se prokurorja Gjeli ka vepruar në bazë të referimit të policisë vendore.











