• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dhuna ndaj Gardës në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e 4 deputetëve të Berishës (EMRAT)

by A R
07/02/2024 11:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e deputetëve të opozitës, Bledion Nallbati, Asllan Dogjani, Flamur Noka dhe Gazmend Bardhi.

Kërkesa e mazhorancës vjen pas incidenteve të ditës së djeshme në Kuvend, ku deputetët në fjalë, por edhe të tjerë, u konfrontuan fizikisht me punonjësit e Gardës së Republikës.

Kujtojmë se, Komisioni i posaçëm për Reformën Zgjedhore e pati përsëri të pamundur të mbahet fizikisht. Kësaj radhe deputetët e opozitës u ndanë në dy fronte.

Ata me në krye Gazment Bardhin zunë karriget brenda sallës, ndërsa pjesa tjetër e deputetëve të përjashtuar u bënë mur për të vështirësuar futjen e socialistëve.

Në këtë tentativë të tretë, bashkëkryetari i mazhorancës nuk arriti as të kalonte pragun e derës, pasi demokratët u kthyen në pengesë.

Por ndryshe nga Gjiknuri, anëtarët e tjerë socialistë arritën të gjenin karrige të lirë, madje nuk munguan as shtrëngimet e duarve me kolegët protestues të opozitës.

Me largimin e socialistëve, Oerd Bylykbashi e cilësoi këtë sjellje të mazhorancës si një skenar të Edi Ramës për të shmangur opozitën duke u dakordësuar me Lulzim Bashën.

Dy kate më poshtë, Damian Gjiknuri gjeti qetësinë për të folur me median, ku bëri fajtorë të dy grupimet e demokratëve për këtë situatë bllokuese, ndërsa ua bën të qartë sërish qasjen e PS-së sa i përket Kodit elektoral.

Bashkëkryetari demokrat që nuk gëzon besimin e grupit parlamentar të PD, sërish nuk u paraqit, duke e parë shfaqjen parlamentare nga ekrani. Madje Enkelejd Alibeaj kishte parë edhe situata dashurie mes socialistëve dhe demokratëve.

Gjiknuri duket se ka hequr dorë nga mbledhja me prani fizike të deputetëve, pasi komisioni është thirrur online të premten në orën 10:00.

/a.r

Next Post
Ndryshimi i rregullores së Kuvendit, reagon Meta: Arbitrare, po synohet asgjësimi i opozitës

"Ilir Meta i përfshirë në zhdukjen e 3 personave", avokati i njohur: Gati të “shpërthejë” dosja që do ta çojë pas hekurave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com