• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Përplasja me armë në Shkodër/ Zbardhet dëshmia e vëllait të polices që i vunë tritolin: Doja të sqarohesha…

by Java News
08/02/2020 15:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhet dëshmia e njërit nga protagonistët e atentatit me armë në Shkodër, ku u tentua të vritej me pistoletë Mirsad Meta,tashmë i shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës. Ension Buraku, njeriu që së bashku me tre persona të tjerë Argjend Rexha nga Durrësi, Riad Xheladini nga Shkupi dhe Liridon Lusha nga Shkodra, kishin planifikuar ekzekutimin e Mirsad Meta.

Motivi i kësaj tentative vrasje, sipas dyshimeve të policisë dhe prokurorisë ka qenë prishja e marrëveshjeve për drogën në Gjermani mes Mirsad Meta dhe Ension Buraku. Por situata mes tyre është agravuar akoma dhe më tepër, kur në 26 janar 2020 në banesën e Ornela Buraka, efektive policie në Durrës dhe motra e Ension Buraka, ka shpërthyer një sasi tritoli, duke sjellë vetëm dëme materiale.

Ension Buraka ka dyshuar menjëherë se ky akt-kriminal është kryer nga kundërshtari i tij Mirsad Meta, në Shkodër. Dhe për pasojë, sipas dyshimeve të prokurorisë dhe policisë Ensioni ka dashur të hakmerret ndaj Metas në Shkodër. Sipas dinamikës së ndërtuar nga prokuroria dhe policia e Shkodrës, në Ension Buraku, gjatë udhëtimit të tij në Shkodër ka marrë dy shokë të tij, Argjend Rexha nga Durrësi dhe Riad Xheladini nga Shkupi. Ndërkohë ka shumë dyshime se Liridon Lusha, nga Shkodra ka mbajtur në mbikëqyrje të gjitha lëvizjet e Mirsad Meta në qytetin e Shkodrës.

Në rrëfimin që autori kryesor i këtij atentati Ension Buraku, ka treguar në polici versionin e tij duke marrë përsipër të gjithë ngjarjen dhe shmangur nga implikimi kriminal i tre personave të tjerë të arrestuar nga policia, Buraku është shprehur në polici se: “…në 5 shkurt 2020, unë së bashku me shokët e mi, Argjend Rexha dhe Riad Gjeladini,të cilët i njoh prej disa kohësh, konkretisht Riadin e njoh në shtetin e Gjermanisë, kurse Argjendin e njoh në Shqipëri, i kam takuar në qytetin e Durrësit dhe gjatë bisedave, u shpreha dëshirën atyre që së bashku të pimë një kafe në qytetin e Shkodrës.

Pas këtyre bisedave, shokët e mi shprehën dëshirën të shkojmë në qytetin e Shkodrës, ku dhe jemi nisur menjëherë. Në drejtim të qytetit të Shkodrës, jemi nisur me një taksi të rastit, të cilën e kemi marrë në qytetin e Durrësit, në rrugën kryesore Tiranë-Durrës, pranë karburantit në dalje të qytetit. Pasi kemi arritur në qytetin e Shkodrës, jemi afruar pranë pedonales së qytetit. Gjatë qëndrimit në këtë pedonale jemi ulur në njërin nga stolat, që ishte aty pranë, duke biseduar me njëri-tjetrin.

Dua të theksoj se qëllimi im ka qenë që unë të kontaktoj shtetasin Mirsad Meta, për të sqaruar një keqkuptim në mënyrë verbale, keqkuptim i cili ka ndodhur kohë më parë në formën e mosmarrëveshjeve midis nesh. Për këtë fakt unë nuk i kam vënë në dijeni dy shokët e mi, thjesht u kam thënë se duhet të shkojmë për qejf deri në qytetin e Shkodrës. Gjatë qëndrimit tonë në pedonale, kam arritur të njoh shtetasin Mirsad Meta,i cili po vinte në drejtim të pedonales duke dalë në krah të bankës dhe në drejtimin e një automjeti BMW. Në këto momente unë jam çuar nga stoli ku isha ulur dhe jam nisur në drejtim të tij,ku kam dashur ta ndaloj dhe të sqarohemi…”.

Sipas dosjes hetimore, Buraku ka qëlluar plot 6 herë në drejtim të Mirsad Meta,teksa ky i fundit ishte duke udhëtuar me makinën e tij në pedonale. Asnjë nga plumbat nuk e ka prekur objektivin e këtij atentati, ndërkohë është plagosur rastësisht një 33-vjeçare me emrin Liljana Jerevija nga fshati Golem i Shkodrës. Objektivi i këtij atentati Mirsad Meta ka qëlluar vetëm një herë me pistoletë dhe është larguar duke mos u arrestuar ende nga policia.

Ndërsa pritet që katër personat e arrestuar Ension Buraku, Argjend Rexha, Riad Gjeladini dhe Liridon Lusha,të dalin nesër para gjykatës së Shkodrës për tu njohur me masën e sigurisë “arrest në burg” që do kërkojë prokuroria. Prokuroria ka regjistruar çështjen penale për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve” dhe “Vrasjes së rrethanave cilësuese” në bashkëpunim mbetur në tentativë. /shqiptarja.com/

Next Post
Maskat futen në pikën e dhënies së kredive në Durrës, marrin një shumë parash

Maskat futen në pikën e dhënies së kredive në Durrës, marrin një shumë parash

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush flet në emër të Shqipërisë?

Kush flet në emër të Shqipërisë?

June 21, 2026
Ilir Beqaj: Dilema që u bë trilemë

Dosja e Sterilizimit, Beqaj kërkon rrëzimin e akuzës: Nuk mund të dënohesh mbi interpretime dhe nënkuptime!

June 21, 2026
Tragjedi në Durrës, mbytet në det një 11-vjeçar

Tragjedi në Durrës, mbytet në det një 11-vjeçar

June 21, 2026
Dalin pamjet e momentit kur protestuesit heqin flamurin e Ambasadës së Izraelit në Tiranë (Video)

Dalin pamjet e momentit kur protestuesit heqin flamurin e Ambasadës së Izraelit në Tiranë (Video)

June 21, 2026
Dragoi gjigant “ndez” Pekinin! Spektakël në festivalin e Kanalit të Madh

Dragoi gjigant “ndez” Pekinin! Spektakël në festivalin e Kanalit të Madh

June 21, 2026
Corriere della Sera: Tensionet Meloni–Trump, ja si Italia po shmang përplasjen e madhe diplomatike me SHBA!

Corriere della Sera: Tensionet Meloni–Trump, ja si Italia po shmang përplasjen e madhe diplomatike me SHBA!

June 21, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Flamingot”, Zhizhek dhe ideologjia e Qendrës

June 21, 2026
Deputetja e PS: Protesta pa kokë, me parti të vogla dhe PD-në brenda saj!

Deputetja e PS: Protesta pa kokë, me parti të vogla dhe PD-në brenda saj!

June 21, 2026
Gjermania thyen “mallkimin” e Botërorëve, kualifikohet nga grupet për herë të parë që nga 2014

Gjermania thyen “mallkimin” e Botërorëve, kualifikohet nga grupet për herë të parë që nga 2014

June 21, 2026
Mila: PS respekton protestën, por nuk ka dorëheqje të Ramës dhe as zgjedhje të parakohshme

Mila: PS respekton protestën, por nuk ka dorëheqje të Ramës dhe as zgjedhje të parakohshme

June 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In