Kryeprokurori Adriatik Llalla zhvilloi një takim me kreun e Kuvendit Ilir Meta në zyrën e këtij të fundit.
Takimi vjen një ditë pas akuzave të ndërsjellta mes kryeprokurorit dhe ambasadorit amerikan.
Ndëkohë, një ditë më parë u bë publike edhe letra që Llalla i kishte adresuar kreut të Kuvendit dhe Presidentit, ku ai akuzonte ambasadorin se e kishte shantazhuar.
Pas këtyre zhvillimeve, Llalla i’u drejtua zyrës së Metës te kryesia e Kuvendit ditën e sotme ku mbajti një takim kokë më kokë.
Mësohet se Kryetari i Kuvendit Ilir Meta pritet t’i drejtohet institucionit të Prokurorisë për sqarime në lidhje me kandidaturat për KED. Llalla dorëzoi vetëm 3 kandidatura, nga 3 vende të përcaktuara për këtë institucion. Ambasadori Lu deklaroi se kjo ishte shkelje e Kushtetutës së re.
/a.m.











