• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përplasja e Ramës me gjyqtarin Balliu për pallatin e konfiskuar, reagon Bardhi: KLGJ dhe KLP të mbrojnë pavarësinë e gjyqësorit

by B K
07/08/2025 12:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas polemikave të kryeministrit Edi Rama me gjyqtarin Hazbi Balliu, lidhur me heqjen e masës së konfiskimit për një pallat. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Bardhi shprehet se “sulmi i kryeministrit ndaj gjyqtarit është një përpjekje për të shkallmuar pavarësinë e gjyqësorit”.

Bardhi kërkon nga KLGJ dhe KLP që të reagojnë në mbrojtje të gjyqtarëve dhe prokurorëve për të garantuar paprekshmërinë e pushtetit gjyqësor.

“Sjellje të tilla të Edi Ramës ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë guxuar të manifestojnë sadopak pavarësi në ushtrimin e detyrës nuk kanë munguar gjatë gjithë qeverisjes së tij, me intensitet të shtuar pas arrestimit të benjaminit të tij në krye të Bashkinë së Tiranës Erion Veliaj. Ky pra që i pëlqen ta prezantojë veten si autorin e reformës në drejtësi dhe njeriu që i dha pavarësinë pushtetit gjyqësor, nuk lë rast pa i bërë target të sulmeve të ulëta rrugaçërore magjistratët sa herë marrin vendime që nuk i pëlqejnë Kryeministrit rrugaç. Duke dënuar me forcë sjelljen rrugaçërore të Edi Ramës ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk marrin urdhra nga zyra e tij, apeloj KLGJ dhe KLP të reagojnë në mbrojtje të integritetit dhe pavarësisë së pushtetit gjyqësor”, vijon Bardhi.

Deklarata

Sulmi i Edi Ramës ndaj gjyqtarit Hazbi Balliu është dëshmi flagrante e përpjekjeve të një kryeministrit karagjoz për të shkallmuar tërësisht pavarësinë e pushtetit gjyqësor dhe themelet e shtetit të së drejtës. Megjithëse në vitin 2022, miratoi vetë fillimisht vendimin dhe më pas ligjin që iu mundësonte oligarkëve të tij ndërtues të ligjëronin katet e kullave pa leje në qendër të Tiranës, duke i amnistuar edhe nga ndjekja penale, tashmë i vërsulet një magjistrati të ri me fjalor rruge për të vetmin “mëkat” se ka zbatuar ligjin që vetë Edi Rama e miratoi për të ligjëruar antishtetin për llogari të oligarkëve të tij.

Në shtetin privat të Edi Ramës, ku ai është President, Kryeministër, Ministër, Kryebashkiak, Kryegjyqtar, Kryeprokuror, asnjë gjyqtar nuk duhet kurrësesi të pranojë kërkesat e qytatarëve kundër shtetit, sepse në të kundërt duhet të përballet me lumin e sharjeve personale të gojëprishurit që fatkeqësisht qëllon të jetë kreu i pushtetit ekzekutiv.

Në fakt, sjellje të tilla të Edi Ramës ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë guxuar të manifestojnë sadopak pavarësi në ushtrimin e detyrës nuk kanë munguar gjatë gjithë qeverisjes së tij, me intensitet të shtuar pas arrestimit të benjaminit të tij në krye të Bashkinë së Tiranës Erion Veliaj. Ky pra që i pëlqen ta prezantojë veten si autorin e reformës në drejtësi dhe njeriu që i dha pavarësinë pushtetit gjyqësor, nuk lë rast pa i bërë target të sulmeve të ulëta rrugaçërore magjistratët sa herë marrin vendime që nuk i pëlqejnë Kryeministrit rrugaç.

Do të duhej që për këtë rast të kishte reaguar me urgjencë Këshilli i Lartë Gjyqësor, e në rastet e prokurorëve Këshilli i Lartë i Prokurorisë, si dy organet kushtetuese të qeverisjes së pushtetit gjyqësor. Por, si në rastin e prokurores Elsa Gjeli, ashtu edhe në rastin e gjyqtarit Hazbi Balliu, Këshillat kanë heshtur, sepse ata shqetësohen vetëm kur opozita denoncon me fakte ndonjë gjyqtare që fsheh shkarkimin e saj nga detyra në procesin e vettingut apo dënimet e marra në vendin fqinj nga formulari i dekriminalizimit, por në asnjë rast kur kryeministri lëshon gojën pa fre ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve që përmbushin detyrën e tyre në përputhje me ligjin.

Gjyqtarët dhe prokurorët e pavarur, të paanshëm, të ndershëm dhe me integritet nuk kanë asnjë arsye të shqetësohen për sa kohë që në vendimmarrjet e tyre i binden vetëm Kushtetutës dhe ligjit, pavarësisht nëse kjo bën të palumtur Edi Ramën, qeverinë e tij apo Partinë Socialiste. Ndërkohë kushdo, brenda dhe jashtë vendit, që ka sy për të parë dhe veshë për të dëgjuar mund ta kuptojë sa “i sinqertë” është Edi Rama dhe Partia Socialiste për reformimin e sistemit të drejtësisë, pavarësinë e pushtetit gjyqësor dhe garantimin e shtetit të së drejtës. Për ta e vetmja “drejtësi” që funksionon, është ajo që burgos kundërshtarët politik, zvarrit hetimet ndaj korrupsionit qeveritar dhe amniston krimet zgjedhore.

Duke dënuar me forcë sjelljen rrugaçërore të Edi Ramës ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk marrin urdhra nga zyra e tij, apeloj KLGJ dhe KLP të reagojnë në mbrojtje të integritetit dhe pavarësisë së pushtetit gjyqësor.

Next Post
Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Çarja e bllokadave vazhdon, ecim

Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Çarja e bllokadave vazhdon, ecim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Edhe Patosi në protestë: Nuk duam të bashkohemi me Fierin. Kemi statusin e…

Edhe Patosi në protestë: Nuk duam të bashkohemi me Fierin. Kemi statusin e…

August 3, 2026
Sigma Vienna Insurance Group emëron Teuta Zaiti Hoti Drejtoreshë Ekzekutive të Degës në Kosovë

Sigma Vienna Insurance Group emëron Teuta Zaiti Hoti Drejtoreshë Ekzekutive të Degës në Kosovë

August 3, 2026
Nga Ruanda në Shqipëri! Qendrat e riatdhesimit jashtë BE, një seri dështimesh “me kosto”

Nga Ruanda në Shqipëri! Qendrat e riatdhesimit jashtë BE, një seri dështimesh “me kosto”

August 3, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Berisha ironi me SPAK: Po ndërtojnë mini-maternitet për ministret e Ramës, përdorin mëmësinë për t’i shpëtuar ligjit

August 3, 2026
“Kam njerkën e paralizuar, vëllanë në psikiatri”/ Operacioni “Ura”, pse GJKKO vendosi lehtësim mase për avokatin

155 vite burg në total, GJKKO dënon 28 anëtarë të grupit të trafikut të emigrantëve

August 3, 2026
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, mblidhen edhe prokurorët: Shqetësim, sulmet e vazhdueshme publike

Zyrtarizohen kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm, pesë emra në garë

August 3, 2026
Nga sot, temperatura përvëluese në Shqipëri: Si të parandaloni emergjencat e lidhura me nxehtësinë

Tjetër “goditje” nga i nxehti afrikan! Në mesjavë temperaturat shkojnë mbi 40 gradë celsius

August 3, 2026
Nafta në bursë 10% më lirë se në nisje të vitit, por në Shqipëri u ul vetëm 1.2%! Kompanitë e karburantit nuk reflektojnë as zhvlerësimin e dollarit

Sinjalet për ulje të tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit, bie çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare

August 3, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Kur kolltuku lëkundet, digjen teserat e partisë…

August 3, 2026
Dronët ukrainas godasin sërish Rusinë, zjarr në magazinën e gjigantit Wildberries

Dronët ukrainas godasin sërish Rusinë, zjarr në magazinën e gjigantit Wildberries

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com