• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Përplasja me armë në Vlorë, si nisi sherri mes të rinjve

by A R
30/01/2018 08:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Vlorës ka arritur të zbardhë ngjarjen e ndodhur të shtunën në mesditë, në rrugën Transballkanike, pranë rrethrrotullimit të lagjes “Çole”. Si autor, Policia ka shpallur në kërkim shtetasin që qëlloi me armë ndaj 25-vjeçarit, O.C., pas një debati për motive të dobëta. Burime nga Policia e Vlorës, kanë konfirmuar se autori me iniciale Q.M, 34 vjeç, pasi ka debatuar me të riun, pranë një lokali në afërsi të rrugës Transballkanike, i është afruar pranë automjetit, duke kanosur me pistoletë.

Ndërsa më pas, ka qëlluar dy herë në drejtim të mjetit të tij tip “Renault Megane”. Pas shkrehjes së armës, 34-vjeçari është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, me automjetin e tij. Nga plumbat e armës ka pasur vetëm thyerje të xhamave të automjetit të 25- vjeçarit dhe jo persona të plagosur.
Pak pas ngjarjes, nga vendi i ngjarjes u largua dhe vetë 25-vjeçari. Vetëm disa orë më vonë, pas sekuestrimit edhe të pamjeve filmike nga bizneset në afërsi të rrugës, Policia ka arritur të zbardhë të plotë ngjarjen dhe të identifikojë personat e përfshirë në konfliktin e armatosur.
Më pas, Policia ka arritur të gjejë të dy automjetet e përdorura nga personat e konfliktuar, ndërsa ka sekuestruar edhe një gëzhojë pistolete, që burime të Policisë konfirmojnë se kishte mbetur në automjetin e agresorit. Bashkë me gëzhojën, si provë materiale janë sekuestruar dhe dy automjetet e përfshira në ngjarje.

Më pas, Policia ka marrë dhe dëshminë e 25-vjeçarit, lidhur me rrethanat e konfliktit. Mësohet se ky i fundit ka pranuar se gjithçka ka ardhur për një grindje të çastit, fare rastësisht për motive të dobëta. 25-vjeçari ka theksuar, sipas deklarimeve të tij, se gjithçka ka ardhur pas një momenti, pse më sheh, ndërsa më pas, 34-vjeçari është afruar në automjetin e tij duke qëlluar me pistoletë.

Aktualisht, Policia nuk ka arritur të gjejë armën, ndërsa agresori 34-vjeçar, me inicialet Q.M., emri i të cilit nuk bëhet i ditur për shkak hetimeve, është një person i skeduar nga Policia me precedent të mëparshëm penal. Burime nga Policia, kanë konfirmuar se autori është i skeduar për disa vepra penale, si armëmbajtje pa leje, ndërsa, tashmë është një person i shpallur në kërkim dhe vijon puna për arrestimin e tij.

Nga ana tjetër, pavarësisht deklarimit të të riut se gjithçka ka ndodhur pas një sherri banal, Policia nuk përjashton pista të tjera hetimi, që mund të ketë çuar dy të rinjtë deri në përplasje me armë. Dyshime të tilla lindin nga fakti se i riu është larguar nga vendi i ngjarjes dhe nuk ka bërë denoncim për ngjarjen./panorama/a.m.

Next Post

FOTOT/ Kim i heq të gjitha, rikthehet në super formë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarm për shembjen e pallatit në Elbasan/ Ekspertiza: Soleta e katit të pestë mund të shembet në çdo moment, rrezik për banorët

Alarm për shembjen e pallatit në Elbasan/ Ekspertiza: Soleta e katit të pestë mund të shembet në çdo moment, rrezik për banorët

November 7, 2026
Protesta e opozitës/ Demokratët mblidhen në selinë e PD-së, Berisha nuk i bashkohet tubimit

Protesta e opozitës/ Demokratët mblidhen në selinë e PD-së, Berisha nuk i bashkohet tubimit

November 7, 2026
Atentati në Athinë/ Identifikohet 38-vjeçari shqiptar i plagosur, ishte në kërkim për trafik kokaine, arrestohen dy 16-vjeçarë

Atentati në Athinë/ Identifikohet 38-vjeçari shqiptar i plagosur, ishte në kërkim për trafik kokaine, arrestohen dy 16-vjeçarë

November 7, 2026
Skënder Hita viziton policët e plagosur në Malësi të Madhe dhe Shkodër, vlerëson guximin e efektivëve të dëmtuar në krye të detyrës

Skënder Hita viziton policët e plagosur në Malësi të Madhe dhe Shkodër, vlerëson guximin e efektivëve të dëmtuar në krye të detyrës

November 7, 2026
Skandali në shkollën e Selenicës, shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngacmime seksuale, zbardhen detajet që çuan në shoqërimin e tij

Skandali në shkollën e Selenicës, shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngacmime seksuale, zbardhen detajet që çuan në shoqërimin e tij

November 7, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

November 7, 2026
Përplasje mes organizatorëve të “revolucionit flamingo”, akuza për azil politik në Kanada dhe shitje të protestës

Përplasje mes organizatorëve të “revolucionit flamingo”, akuza për azil politik në Kanada dhe shitje të protestës

November 7, 2026
Pse ka rëndësi rikonfirmimi i samitit të NATO-s në Tiranë?

Pse ka rëndësi rikonfirmimi i samitit të NATO-s në Tiranë?

November 7, 2026
Paratë e drogës kalonin përmes “Hawala”/ ‘Kuzhina’, ‘hipja’ dhe ‘dalja’, kodet e komunikimit mes organizatës Çopja–Çela për trafikun e kokainës

Paratë e drogës kalonin përmes “Hawala”/ ‘Kuzhina’, ‘hipja’ dhe ‘dalja’, kodet e komunikimit mes organizatës Çopja–Çela për trafikun e kokainës

November 7, 2026
Bllokuan qarkullimin gjatë protestës në Tiranë, policia vendos 10 gjoba ndaj pjesëmarrësve

Bllokuan qarkullimin gjatë protestës në Tiranë, policia vendos 10 gjoba ndaj pjesëmarrësve

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In