Një 62-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ditën e djeshme ka përplasur për vdekje një grua 73-vjeçare, këmbësore.
Sipas asaj që njofton Policia, drejtuesi i mjetit është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen
“Në vijim të informacionit të dhënë dje, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Qukës-Prrenjas”, si pasojë e të cilit humbi jetën shtetasja F. M., 73 vjeçe, këmbësore, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit, shtetasin P. K., 62 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen”, njofton Policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.