• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përplasi për vdekje qytetarin në Elbasan, kapet shoferi i “Benzit”

by A R
09/09/2024 14:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është arrestuar 62 vjeçari i cili përplasi për vdekje me makinë të riun në Elbasan. Aksidenti i rëndë ndodhi dy ditë më parë.

“Përplasi një motomjet dhe u largua nga vendi i aksidentit, identifikohet, kapet dhe arrestohet drejtuesi i automjetit. Gjendet dhe sekuestrohet automjeti tip “Benz”.  Si rezultat i veprimeve intensive hetimore dhe procedurale të kryera me zbardhjen e rrethanave të një aksidenti të ndodhur më datë 07.09.2024, në lagjen “28 Nëntori”, ku u përplasën një automjet me një motomjet, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të automjetit, shtetasit H. O., 62 vjeç.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, mbrëmjen e datës 07.09.2024, në lagjen “28 Nëntori”, duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin A. B., 45 vjeç, banues në Elbasan, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjerja, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Në vijim të veprimeve procedurale u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për drejtuesin e motomjetit, shtetasin A. B., 45 vjeç, pasi nuk ishte i pajisur me leje drejtimi. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjetin tip “Benz” që drejtonte 62-vjeçari, në momentin e aksidentit.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, thotë Policia.

/a.r

Next Post
DETAJE / Atentati me dy të plagosur në “Don Bosko”, makina e autorëve hyri nga Kosova!

DETAJE / Atentati me dy të plagosur në “Don Bosko”, makina e autorëve hyri nga Kosova!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vlora Hyseni nën hetim nga SPAK, Esmeralda Hasani merr drejtimin e SHISH. Dekretohet nga Begaj

Vlora Hyseni nën hetim nga SPAK, Esmeralda Hasani merr drejtimin e SHISH. Dekretohet nga Begaj

November 12, 2026
Kriza e banesave nxjerr spanjollët në rrugë, shpërthen revolta në Spanjë me miliona protestues

Kriza e banesave nxjerr spanjollët në rrugë, shpërthen revolta në Spanjë me miliona protestues

November 12, 2026
VIDEO/ Incident në Paris, një gardist humb ndjenjat para Macronit, presidenti i vjen në ndihmë

VIDEO/ Incident në Paris, një gardist humb ndjenjat para Macronit, presidenti i vjen në ndihmë

November 12, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Emigracioni i parregullt në rënie në BE, por shtohen kalimet në itinerarin Shqipëri-Greqi

November 12, 2026
Kandidati i vdekur kryeson garën elektorale në Kaliforni

Kandidati i vdekur kryeson garën elektorale në Kaliforni

November 12, 2026
Sot takimi Putin-Witkoff-Kushner në Moskë, pas negociatave pa marrëveshje në Abu Dhabi

Sot takimi Putin-Witkoff-Kushner në Moskë, pas negociatave pa marrëveshje në Abu Dhabi

November 12, 2026
Thellohen skandalet për CEO-n e Nvidia-s, bordi shqyrton shkarkimin e Jensen Huang!

Thellohen skandalet për CEO-n e Nvidia-s, bordi shqyrton shkarkimin e Jensen Huang!

November 12, 2026
150 mijë lodra të ndaluara në Kosovë pritet të kthehen në Kinë ose të shkatërrohen

150 mijë lodra të ndaluara në Kosovë pritet të kthehen në Kinë ose të shkatërrohen

November 12, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu të shoqëruara me shtrëngata

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu të shoqëruara me shtrëngata

November 12, 2026
Nufi konfirmon për Politico: Samiti i NATO-s do të mbahet në Tiranë, Shqipëria nuk ka kërkuar shtyrje apo zhvillim virtual

Nufi konfirmon për Politico: Samiti i NATO-s do të mbahet në Tiranë, Shqipëria nuk ka kërkuar shtyrje apo zhvillim virtual

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In