Policia e Shkodrës ka arrestuar 24-vjeçaren S.S e cila një ditë më parë përplasi me automjetin që drejtonte një kalimtar.
Ngjarja ndodhi paraditen e së premten në aksin “Shkodër – Hani i Hotit”, ku automjeti me drejtuese shtetasen S. S., 24 vjeçe përplasur këmbësorin, shtetasin R. C., 81 vjeç, i cili ndërroi jetë në vendngjarje.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë 24-vjeçaren, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.











