Lushnje- Ka dalë sot para gjykatës së Lushnjës shtetasja Maela Matarangasi e cila katër ditë më parë ka aksidentuar për vdekje një 6 vjeçar në Divjake.
Çështja është konsideruar shumë e ndjeshme nga ana e gjyqtarës Saemira Hila dhe mediat nuk janë lejuar të jenë prezente gjatë masës së arrestit të 35 vjeçares nga Tirana.
Prokurorja Merita Qorri ka kërkuar 30 ditë burg për të pandehurën, ndërkohë të njejtën gjë vendosi edhe gjyqtarja Hila.
35-vjeçarja Maela Matarangasi do të kalojë në burg deri në gjykimin përfundimtar të dhënies së vendimit nga Gjykata e Shkallës se Parë, Lushnje.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur e datë 11 gusht ku 35 vjeçarja Matarangasi ishte duke udhëtuar drejt Divjakës dhe ka përplasur 6 vjeçarin. Ky është aksidenti i dytë me pasojë vdekjen në pak ditë i shkaktuar nga një femër në timon, pas atij në Kodër Kamëz.
a.ç