Ditën e djeshme në hyrje të Elbasanit u regjistrua një aksident mjaft i rëndë, ku një makinë e vjetër e tipit Benz goditi 3 kalimtarë njëherësh, duke i marrë jetën një gruaje 48 vjeçare dhe duke plagosur dy të tjerët.
Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit u largua, por këtë të martë, policia e qytetit njofton se ka arrestuar drejtuesin e Benzit, shtetasin 35 vjeçar Ilir Hoxha.
Personi i vdekur është shtetasja me inicialet V.S, 48 vjeçe ndërsa të plagosurit, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën janë shtetasit Sh.F 46 vjeçe dhe K.H 31 vjeç banues në fshatin Bradashesh.
Gjithashtu janë dëmtuar dhe dy pasagjeret në këtë mjet, shtetaset E.K 59 vjeçe banuese në fshatin Rrajcë Librazhd dhe E.H 39 vjeçe banuese në Burrel. Të dyja ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal./a.m.