Gjykata e Gjirokastrës ka vendosur masën e sigurisë arrest në burg për shoferin e ambulancës që përplasi për vdekje një fëmijë 10 vjeç më 14 Gusht në aksin Kakavijë-Gjirokastër.
Gjatë seancës gjyqësore, shoferi A.Golemi ka deklaruar se po transportonte me ambulancë një paciente dhe se i mituri i doli përpara mjetit. Sipas tij, ai po drejtonte ambulancën me 75 km/h dhe po nxitonte për të shkuar në Spitalin e Gjirokastrës.
Por pavarësisht pretendimeve të tij, trupa gjykuese ka vendosur që ta lërë në qeli shoferin e ambulancës deri në përfundim të hetimeve.
Ngjarja e rëndë ndodhi të premten e 14 Gushtit, në kulimin e kaosit në Kakavijë kur ishte krijuar radhë e gjatë me automjetet e emigrantëve që kërkonin të kalonin doganën e Kakavijës drejt Greqisë. Fëmija 10-vjeçar ishte së bashku me familjen e tij në radhë duke pritur për të kaluar drejt tokës greke, kur u përplas për vdekje nga ambulanca.
/a.r












Shoferi nuk ka faj ,ai duhet te shkoj atje ku e kane urdheruar,ketu ka faj politika dhe politikanet se te gjithe ishin neper vila e resorte kurse qytetaret ishin aty duke vuajtur,LIROJENI SHOFERIN ,FUTNI NE BURG EDI RAMEN DHE TE GJITHE TE TJERET
Po’ Drini,Ke te drejte.Shoferi qe ne krye te detyres,po’ prindi s,Ka faj? Ne s,na mbron qeveria,por ndjesia dhe instikti i mbijeteses.Ai qe femije i pafajshem.U prehte ne pare engjelli qe u shua para kohe.Amen