Një aksident automobilistik ku janë përfshirë 3 mjete ka ndodhur pak pas mesditës së të mërkurës në parku “Rinia” në Korçë.
Ende nuk dihet çfarë ka shkaktuar aksidentin e trefishtë, ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarjes bashkë me ambulancën.
Fatmirësisht, si pasojë e aksidenti ka vetëm dëme materiale pavarësisht se në momentin e aksidentit ka patur me dhjetëra gjimnazistë, për shkak se në afërsi me vendin e ngjarjes ndodhet dhe një nga shkollat profesionale të qytetit të Korçës.
/a.r