Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin Fushë Krujë- Kamzë.
Nga përplasja e makinave janë lënduar shoferët e dy makinave të dëmtuara më rëndë.
Shoferi i tretë fatmirësisht nuk ka pasur dëmtime.
Sipas policisë shkak i aksidentit ishte humbja e kontrollit të mjetit nga njëri prej drejtuesve, duke përplasur edhe dy të tjerat.
Të dy të lënduarit, pas ndihmës së parë, mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
/a.r