Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin rrugor Laç-Patok.
Në aksin rrugor Laç-Patok, mjeti me drejtues shtetasin A.Gj., është përplasur me mjetin me drejtues A.K.,si dhe është përfshirë në aksident dhe një biçikletë me drejtues shtetasin D.F.,55 vjeç, ku për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
/a.r