Katër persona janë përfshirë në një konflikt si pasojë e të cilit ka mbetur i plagosur një person.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 3 të qytetit ka shkak për konfliktin është bërë përplasja e automjeteve në të cilët djemtë po udhëtonin.
I plagosuri është dërguar menjëherë në spital ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ai ka deklaruar në polici se është goditur në kokë me armë zjarri.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për rrethanat e konfliktit e ndërsa janë shoqëruar në Komisariat tre personat e përfshirë në konflikt.