Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë në rrugën e Kombit. Sipas informacioneve të para, thuhet se në aksident u përfshinë dy automjete me targa të Kosovës.
Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë parakalimi i gabuar i njërit prej mjeteve.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Ndërkohë dy personat e plagosur janë dërguar në spitalin e Rrëshenit, por nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
/a.r