Pesëdhjetë persona janë plagosur nga përplasja e dy trenave në perëndim të Dusseldorfit në Gjermani.
Sipas mediave vendase, në aksidentin hekurudhor u përplasën një tren pasagjerësh me një tren mallrash. Në vendngjarje shkuan forca të shumta policie për të ndihmuar të plagosurit. Paraprakisht bëhet me dije se treni i pasagjerëve doli nga shinat.
Deri tani nuk ka raportime për viktima, ndërsa të lënduarit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
a.ç