Një aksident ka ndodhur në vendin e quajtur ish-fermentimi në Shkodër.
Mësohet se në këtë aksident janë përfshirë dy makina një Benz dhe një Renault.
Nga aksidenti janë plagosur katër persona mes të cilëve edhe dy të mitur, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën .
Në vendin e ngjarjes ka mbëritur policia dhe ka nisur hetimet për të zbardhur edhe shkaqet e kësaj ngjarje dhe ka shoqëruar drejtuesin e mjetit që ka shkaktuar aksidentin.
g.kosovari