Një person ka humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur sot në aksin Shkodër- Bushat.
Dy makina u përplasën ,e njëra-tjetrën ku për pasojë mbeti i vdekur një person, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur.
Ndërkohë, nga përplasja e dy automjeteve, kanë mbetur të lënduar edhe 4 persona. Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.
g.kosovari