Rruga e Plazhit në Durrës siç njihet nga qytetarët është zhytur në kaos total për shkak të trafikut.
Vargani i makinave ka bllokuar thuajse tërësisht rrugën në Durrës duke vënë në vështirësi jo vetëm shoferët por edhe pushuesit e zonës.
Shkak i trafikut të lartë është bërë një aksident automobilistik i cili ka ndodhur pak minuta më parë.
Në incident janë përfshirë dy automjeteve. Fatmirësisht nuk raportohet që të ketë të plagosur.
(Fotot janë publikuar nga Newsbomb)