• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I ‘përplasën’ derën, MD: Sekretarja e Përgjithshme e pezulluar, pse nuk e lejuam të hyjë në institucion

by A R
12/06/2017 19:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Drejtësisë ka rikonfirmuar sot me anë të një njoftimi për shtyp se, “Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, Juliana Hoxha, vijon të jetë ligjërisht i pezulluar nga detyra dhe nuk mund të lejohet të futet në institucion”.

“Urdhri nr. 3817, datë 08.06.2017, i Ministrit të Drejtësisë, me anë të së cilit është urdhëruar pezullimi nga detyra i Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë, është në fuqi. Asnjë institucion tjetër shtetërorë, përfshirë Departamentin e Administratës Publike apo Komisionerin e Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil, nuk ka cenuar vlefshmërinë e aktit të pezullimit të miratuar nga Ministri i Drejtësisë, për shkak se autoritetin kushtetues për ta bërë këtë e ka vetëm sistemi gjyqësor në vend. Çdo pretendim tjetër në këtë drejtim është manipulim i opinionit publik, dhe tregues i qartë i mungesës së njohurive minimale juridike”, thuhet në njoftimin e MD.

“Ministria e Drejtësisë gjen edhe njëherë rastin të ftojë çdo palë të interesuar dhe që nuk është dakord me aktin e Ministrit të Drejtësisë, që t’i drejtohet Gjykatës, si organi kompetent, që shqyrton ligjshmërinë e vendimmarrjeve të Ministrit të Drejtësisë”, thekson MD.

“Akti i sotëm i Sekretarit të Përgjithshëm të pezulluar nga detyra, për të hyrë në mënyrë të paligjshme dhe me forcë në institucion, është vijim i akteve të paligjshme të ndërmarra gjatë kësaj kohe, si dhe vazhdim i përpjekjeve për të penguar institucionin e Ministrisë së Drejtësisë që të zbatojë ligjin dhe të marrë masat për të mos lejuar përdorimin e institucioneve shtetërore për qëllime politike, apo për të shfokusuar punën e titullarëve të institucionit në drejtim të parandalimit të përfshirjes së nëpunësve publik në veprimtari politike në kundërshtim me ligjin. Ky akt i fortë dëshpërimi dhe paligjshmërie, provon edhe njëherë dështimin e depolitizimit të administratës publike, si dhe fatkeqësisht është tregues i qartë i respektit të ulët që zyrtarë të lartë të shërbimit civil kanë ndaj ligjit”, shton MD.

Ministria e Drejtësisë fton organin e Prokurorisë të procedojë me seriozitet, shpejtësi dhe efikasitet, kallëzimin penal që kanë depozituar sot Shërbimet e Ruajtjes së Ministrisë së Drejtësisë ndaj znj. Juliana Hoxha, për shkak se hyrja e paautorizuar në një institucion të rëndësisë së veçantë, përbën vepër penale dhe është e dënueshme nga Kodi Penal./a.m.

Next Post
VIDEO/ Trump skandalizon gazetarët, i përgjigjjet egër gazetarit të CNN: “Fake news”

Dy prokurorë të përgjithshëm ngrenë padi ndaj Trump, akuzohet se shkeli betimin kushtetues

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analisti Preç Zogaj: Reagimi i Braçes, qëndrim politik, kërkon të trondisë konformizmin

Analisti Preç Zogaj: Reagimi i Braçes, qëndrim politik, kërkon të trondisë konformizmin

March 31, 2026
Panik dhe tmerr në qendër të Bagdadit, gazetarja amerikane rrëmbehet nga disa persona të armatosur (VIDEO)

Panik dhe tmerr në qendër të Bagdadit, gazetarja amerikane rrëmbehet nga disa persona të armatosur (VIDEO)

March 31, 2026
Shuhet ëndrra e Botërorit për Kosovën, mposhtet minimalisht nga Turqia në Prishtinë

Shuhet ëndrra e Botërorit për Kosovën, mposhtet minimalisht nga Turqia në Prishtinë

March 31, 2026
Aksident me disa të plagosur në aksin Fier-Patos, ‘Wolsvagen’ dhe ‘Tuareg’ përplasen ‘kokë më kokë’

Aksident me disa të plagosur në aksin Fier-Patos, ‘Wolsvagen’ dhe ‘Tuareg’ përplasen ‘kokë më kokë’

March 31, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Diaspora, nga ‘rezervuar votash’ në partner kombëtar, fundi i epokës së fasadës

March 31, 2026
Kryeministri izraelit Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar, ne do të vazhdojmë të godasim Iranin

Kryeministri izraelit Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar, ne do të vazhdojmë të godasim Iranin

March 31, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Heronjtë që na “mori” Greqia

March 31, 2026
Zhbllokohet ndeshja në “Fadil Vokrri”/ Turqia kalon në avantazh ndaj Kosovës, 1-0

Zhbllokohet ndeshja në “Fadil Vokrri”/ Turqia kalon në avantazh ndaj Kosovës, 1-0

March 31, 2026
Ndeshja Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën

Ndeshja Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën

March 31, 2026
Ministri i Jashtëm iranian: Nuk ka negociata formale! Do të pranojmë vetëm një fund të plotë të luftës

Ministri i Jashtëm iranian: Nuk ka negociata formale! Do të pranojmë vetëm një fund të plotë të luftës

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In