Një qytetar përplasi gabimisht parakolpin tek targa e një makine që ishte parkuar para tij teksa po dilte nga xhamia ku ishte falur.
Por, në vend që të largohej pa bërë zhurmë, ai la një mbishkrim për drejtuesin e mjetit të dëmtuar.
Në të ai i kërkon falje dhe i lë numrin e telefonit për ta dëmshpërblyer, shkruan “Harta Dixhitale” në FB.
Paska ende njerëz të mirë në Shqipëri!










