• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përpjekjet për të justifikuar “Marrëveshjen” që shuajti revolucionin

by Mero Baze
28/03/2024 20:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Për të identifikuar personat të cilët donin të fitonin besimin tek Berisha kur ai po përpiqej të rikthej në pushtet në vitet 2000, avokat Ngjela përdorte shprehjen: “I çoi një rosë Doktorit”, sa herë që shikonte përpjekjet e tyre për t’u bërë të pranueshëm tek Berisha.

Mu kujtua sot kjo fjali e avokatit kur pashë konferencën e shtypit të Gazment Bardhit, që “denonconte” Olsi Ramën, që i rezultonte se kishte kaluar kufirin në të njëjtën ditë bashkë me një të dënuar për trafik droge, ndarazi, apo që një veturë që e kishte përdorur Olsi, e pat përdorur një herë tjetër dhe një nga të dënuarit.

Natyrisht që historia ka shpjegim, nëse nuk e nxjerr nga konteksti, por Gazment Bardhi nuk ka ndonjë dëshirë të sqarojë një histori që është hetuar dhe gjykuar, madje kur janë kryer dhe dënimet.

Këtë histori i pari e ka “denoncuar” vet Berisha, dhe jo një here, por dhjetëra herë.

Është aq shumë e dëgjuar dhe e zbukuruar me detaje nga fantazia e Berishës, saqë drejtësia dhe publiku janë shumë familjare me të.

E reja në gjithë këtë histori, është se Gazment Bardhi është në një lloj krize me Rithemelimin përse bëri marrëveshje për dy komisione hetimore, njëri prej të cilëve është në gjykatë dhe është hetuar me detaje nga SPAKU, dhe tjetri është një çështje policore, që ka të bëjë me të dhënat e hetimit të sistemit TIMS.

Dhe gjithë puna është se si t’i mbushi mendjen Berishës se “marrëveshja” me Edi Ramën ja ka vlejtur, pasi i kemi kapur vëllain duke parë sistemin TIMS.

Pra siç pat thënë avokat Ngjela dikur, “ky po i çon një rosë Doktorit”, që t’ia bëjë të pranueshme idenë se marrëveshja me Ramën ja ka vlejtur qoftë dhe për të bërë publik këto të dhënat që i kishin pasur dhe që i kishin bërë publike, por tani i kanë nga TIMS.

A thua Rama, nëse do kishte probleme vërtetë, e kishte të pamundur ta refuzonte këtë kërkesë. Ja ka lejuar se janë thjesht përsëritje te denoncimeve te PD nga 2018, nga dosja e ish- prokurorit Hajdarmataj, që i ofroi PD-së dhe punën e përgjimeve në Dibër.

Shpresoj t’iu funksionojë dhe Doktori t’ia pranojë sakrificën që bëri partia e tij për të lënë në mes revolucionin, për të përsëritur nga goja e Gazit ato që kemi dëgjuar nga goja e tij.

Por që të jetë brenda duhet të shkojë tek rrugica dhe t’i thotë aty poshtë penxheres këto. Aty dhe ja pranon. Kështu nga selia duke i zënë podiumin e tij, dhe duke përsëritur ato që ai ka thënë, kam frikë se nuk i bën punë “rosa që i ka çuar Doktorit”.

Next Post
Në hetim mediat “pro ruse”/ Meçe: Shumë prej tyre kanë pikëpyetje në mënyrën e financimit

Në hetim mediat “pro ruse”/ Meçe: Shumë prej tyre kanë pikëpyetje në mënyrën e financimit

Comments 1

  1. Leka says:
    2 years ago

    Gaz Bardhi duhej marre i pandehur ne Elbasan per vrashen e Xhuvanit nga paramilitaret qe ai kishte organizuar.Faji eshte i prokuririt qe nuk e arrestoi ate dite

    Reply

Leave a Reply to Leka Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In