Ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu, ka zhvilluar sot paradite një takim me deputeten e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu. Në fokus të këtij takimi ka qenë situata politike në vend. Deputetja demokrate u shpreh se bisedoi me ambasadorin amerikan për rrugëzgjidhjet e ngërçit politik. Ky takim vjen disa ditë para mbërritjes në Shqipëri të negociatorit të BE, David McAllister dhe raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein.
ma.me