• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përpjekje për t’i zbukuruar me zor socialistët!

by Mero Baze
31/10/2018 20:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Kritikët e qeverisë nuk kanë qenë kurrë më konfuzë se në këto kohë. Edhe pse ka boll probleme që mund të ekspozohen për të dëmtuar qeverinë, çuditërisht kritikët më të zellshëm të saj, bëjnë përpjekje për t’i zbukuruar socialistët.

Ilustrimi më i mire i kësaj idiotësie, është teza që i riu nga Bularati, u vra pas një marrëveshje mes Ramës dhe Cipras. Sipas këtij skenari, Ciprasi i ka premtuar Ramës ta bëjë “patriot” në Shqipëri dhe i ka dërguar një “kokë turku” për ta vrarë. Dhe e gjitha kjo, që Edi Rama të dalë patriot.

Duke qenë një arsyetim komik për një çështje thellësisht tragjike, ku është një vdekje në mes, natyrisht që është siklet të debatosh me një idiot, por një pyetje ngelet pezull për gjithë qytetarët normalë.

Mirë Edi Ramën që po e bëjnë grekët me zor “patriot”, por këta të opozitës kush i pengon të bëhen patriotë, meqë ky qenka zanat i lakmuar?

Natyrisht që nuk pres përgjigje nga të njëjtët idiotë, por është e pabesueshme, se si një opozitë e tërë, vrapon pas një budallallëku dhe ankohet që grekët po bëjnë “patriot” Edi Ramën, a thua se patriotizmi në Shqipëri është një licensë që jepet nga Athina, dhe këta opozitarët tanë janë të persekutuar që nuk po i bën njeri patriotë, biles më keq, Athina po i detyron që këta të opozitës, të jenë me ata.

Në fakt, nuk është kurrfarë patriotizmi të bësh politikë me një viktimë si ai djali nga Bularati, dhe akoma më keq, të quhesh patriot pse vrave një qytetar me kombësi greke, pamvarësisht rrethanave specifike kriminale të përligjura në këtë rast.

Por kompleksi i opozitës, që sillet sikur dikush e persekuton duke e penguar të bëhet patriote, është sa qesharak për ta, aq dhe favorizues pa arsye për socialistët, të cilët nuk është se kanë objektiv të tyre nacionalizmin. Përkundrazi, ata janë pjesa më liberale e shoqërisë.

Një rast i dytë është Erion Veliaj. Kryebashkiaku i cili ka shtruar rrugën për mandatin e dytë, tashmë po përpiqet të sulmohet si “disident” i PS-së.

Ky skenar ka muaj që tirret dhe ilustrohet me çdo gjë të rastit që u del përpara. Përshembull këtë javë u ilustrua me foton e Fatmir Xhafajt, i cili tashmë është vetëm deputet i PS, dhe kishte shkuar në zonën e tij elektorale në Tiranë, ku Veliaj kishte një dëgjesë. E gjitha kjo u shpall disidencë.

Që ta sqarojmë mirë, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka thënë pas dorëheqjes së Xhafajt (po se dëgjoi njeri) që dorëheqja e Fatmir Xhafajt është fitore e tij.

Por në PD bënë sikur nuk e dëgjuan dhe Berisha dha nja tre versione të tjera, kurse çdo idiot në PD shtoi dhe nga një version, duke e bërë atë “disident” me Edi Ramën.

Pasi e zhdukën versionin e Lulzim Bashës që Xhafaj u shkarkua prej opozitës, dhe e caktuan që e shkarkoi Rama, vetë opozitarët caktuan që dhe Erioni ka probleme me Ramën, meqë u shfaq bashkë me Xhafajn.

Tani të shkretët demokratë nuk dinë kë të besojnë, Lulzim Bashën që thotë se Fatmir Xhafajn e shkarkoi Basha, apo gjithë PD-në dhe Doktorin, që thonë se e shkarkoi Rama, për dhjetëra arsye të tjera.

Nga ana tjetër, nuk dinë kë të besojnë, akuzën që Erion Veliaj është beniamin i Ramës, apo këtë që është disident i Ramës.

Të vizatuarit e socialistëve si një parti me shumë ngjyra, me shumë zëra, me shumë individualitete dhe debate, dhe mbi të gjitha si shumë patriote, është një vizatim shumë i bukur, por në fakt i gënjeshtërt.

Zakonisht gënjeshtrat e bukura i thonë ata që duan t’i mbrojnë socialistët, por ky është rast ekstrem, që socialistët duan t’i bëjnë të duken të bukur, kundërshtarët e tyre.

Me sa duket, kultura monokromatike e PD, ku disidenca është krim, dhe debati i ndaluar, u duket si një armë efikase për ta eksportuar dhe tek kundërshtarët e tyre.

Kjo është një përpjekje për të zbukuruar me zor socialistët, për t’i bërë ata të duken një parti shumë perëndimore dhe të hapur, çka në të vërtetë nuk janë.

Por kanë fatin që kanë kundërshtarë idiotë, që duan t’i bëjnë me zor të tillë.

Next Post
Raikkonen e thotë troç: Ja përse fansat po largohen nga Formula 1

Raikkonen e thotë troç: Ja përse fansat po largohen nga Formula 1

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hita takim me strukturat e policisë në Korçë! Porosi goditja e grupeve kriminale

Hita takim me strukturat e policisë në Korçë! Porosi goditja e grupeve kriminale

September 11, 2026
25-vjetori i sulmeve të 11 shtatorit, kreu i inteligjencës britanike paralajmëron rrezikun e një kërcënimi të madh terrorist ndaj botës

25-vjetori i sulmeve të 11 shtatorit, kreu i inteligjencës britanike paralajmëron rrezikun e një kërcënimi të madh terrorist ndaj botës

September 11, 2026
Formalitetet po devijojnë mësuesin nga mësimdhënia, ja çfarë nevojitet

PISA, hakmarrja europiane për mësueso-fobët shqiptarë

September 11, 2026
U gjet i vdekur në makinën e tij, misteri rrethon vdekjen e kongresmenit meksikan -

U gjet i vdekur në makinën e tij, misteri rrethon vdekjen e kongresmenit meksikan –

September 11, 2026
Nafta bruto arrin rekordin e 4 muajve të fundit

Nafta bruto arrin rekordin e 4 muajve të fundit

September 11, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

Avokati i Veliajt: SPAK refuzoi pa një shkak të ligjshëm takimin e mbrojtjes britanike me Veliajn!

September 11, 2026
“Liria nuk funksionon me kthim shpërblimesh”, Rama reagon për deklaratën e Zelenskyt: Miku im foli gabim në Beograd

“Administrativja hapi dyert e thesarit për të rritur rrogat e veta!”, Rama: Sikur të kishte të njëjtin standard për qytetarët

September 11, 2026
Moti ben kthesë drastike në fundjavë! Shi,shtërngata, ulje temperaturash dhe breshër në zonat malore

Moti ben kthesë drastike në fundjavë! Shi,shtërngata, ulje temperaturash dhe breshër në zonat malore

September 11, 2026
Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

Pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme, Vuçiç njofton dhe dorëheqjen nga posti

September 11, 2026
Samiti i 11-të i “Një brez, një rrugë” hapet në Hong Kong

Samiti i 11-të i “Një brez, një rrugë” hapet në Hong Kong

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com