• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përpjekje për të shpjeguar Ksamilin!

by Mero Baze
30/07/2017 09:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Një nga gjërat që më është fiksuar kur kam qenë gjimnazist dhe shkoja tek njerëzit e mi në Ksamil, ata pak banorë të para viteve 90-të, ishte fakti që kur prisja autobuzin e rrallë të linjës Butrint-Sarandë, e shikoja vetëm kur ishte 20 metra larg, pasi ai duhet të ecte nën një tunel me portokalle dhe ullinj, për t’u shfaqur tek stacioni i “Katër Pallateve”, që ishin dhe pallatet e vetme në Ksamil. Qyteza e bazuar kryesisht mbi punën vullnetare nga gjithë Shqipëria, kishte rreth 500 familje që banonin aty në mënyrë të përhershme, shumica e të cilëve nuk kishin banesa fikse, por jetonin në kapanonet e vullnetarëve.

Deri në vitin 1981, ai ishte dhe rezervati më i madh i kafshëve të egra kryesisht derrave, çakejve dhe disa kaprojve, por pas vdekjes së Mehmet Shehut si kryefrekuentues i rezervatit, derrat u vranë dhe Ksamili u kthye thjeshtë në qytezë vullnetarësh që hapnin tarraca.

Në Shtator të vitit 1992, Ksamili u përball me një masakër ende të pashpjegueshme. Pas emigrimit masiv drejt Greqisë të shumicës së banorëve të tij, në shtator u shfaqën zjarret. Zjarret dogjën qindra hektarë portokalle, mandarina, ullinj dhe gjithë tarracat që rrethonin atë.

Në atë kohë isha gazetar i ri dhe pata shkruar një reportazh të ashpër, paksa konspirativ mbi “Zjarret që po djegin në Jug”, duke nënkuptuar dhe mundësinë e fqinjit jugor, për konkurrencë në turizëm. Mund të kishte pak nga të gjitha, por kurrë nuk pati shpjegim zyrtar. Ferma u shkatërrua, ullinjtë e mbetur u shpërndanë në kujdestari për banorët dhe filloi beteja për mbijetesë.

Qeveria e Aleksandër Meksit, duke parë perspektivën për turizëm të perlës shqiptare, mori një vendim qëllim mirë , duke mos lejuar zbatimin e ligjit për ndërmarrjet bujqësore, për fermën e Ksamilit, pra duke mos u shpërndarë tokën anëtarëve të fermës, pasi do të përdorej për plane të mëdha turistike. Dhe si për t’ia nisur kësaj pune dhanë dhe një koncesion për një fshat turistik për disa investitorë italianë që bënë disa kasolle lopësh afër “Pemës Thatë” dhe asgjë më shumë.

Ideja për ta konservuar Ksamilin si zonë turistike, ishte e mirë, por ajo nuk u shoqërua ndërkohë nga asnjë masë shtesë. Banorët pa shtëpi të Ksamilit, deri në vitin 1990,  që mund të përfitonin nga një truall nga ndarja  e pasurisë shtetërore, nuk e përfituan atë kurrë sepse Ksamili “ishte taksuar për zonë turistike”.

Kështu banorët e vjetër të Ksamilit ngelën pjesa më e persekutuar e tij.

Ndërkohë që qeveria bënte plane të mëdha për zhvillime turistike, një “Bathore” e re po rrethonte Ksamilin, me zaptime tokash dhe ndërtime pa leje. Të vetmit që i qëndronin larg kësaj mynxyre, ishin banorët e vjetër të cilët shpresonin se qeveria do mbante fjalën dhe do t’u jepte një truall.

Pastaj u shfaqën ish pronarët. Historia e tyre është dhe më e trazuar. Ksamili është një zonë hipotekore e ndarë në 96 parcela virtuale, pa kufij faktik në terren. Ajo ka qenë një zonë kullotash e papërshkrueshme dhe qeveria e Mbretit Zog e kishte përdorur atë në shumë raste, si shpërblim për familje të mëdha gjirokastrite dhe institucione fetare, siç është “Teqeja e Zallit”. Secili prej tyre kishte një pjesë të caktuar të kësaj pasurie virtuale. Fjala vjen “Teqeja e Zallit” kishte 6/96 dikush tjetër 2/96 e kështu me radhë. Ata merrnin të ardhurat nga administrimi i këtyre kullotave të cilat ende nuk kishin kufij në terren, por vetëm sipërfaqe virtuale.

Këtu filloi dhe masakra tjetër. Një histori e tërë mafioze që vendos në qendër të saj “Teqen e Zallit” në Gjirokastër dhe Kryegjyshatën nga një anë, dhe gjykatat shqiptare nga ana tjetër, lobuar nga njerëz të Familjes Berisha, bënë që kufijtë virtualë të ktheheshin në kufij realë. Mes përfituesve nga kjo sipërfaqe, përmes të tretëve, shfaqen dhe dy emra të shokëve të ngushtë të djalit të Berishës, që dalin gjithandej pronarë ku kthehen toka në bregdet për ish pronarë. Janë si TVSH shtesë për kthim pronash.

Më tej disa pronarë më të zotë vendosën të marrin dhe ishujt, disa pa përkrahje s’po marrin dot as tokat e tyre, por në fakt Ksamili është në duart e atyre që e kontrollojnë territorin. Ata nuk janë as ish pronarë, as qytetarë të vjetër të tij, por të ardhur pas vitit 1992 që e kanë “kandaharizuar” Ksamilin.

Ndërtime të shëmtuara, kaos urban, dhe një rrjet i shkatërruar ujsjellësi dhe kanalizimesh, janë pasoja më e rëndë e këtij kaosi. Disa investime të forta të qeverisë Berisha, si ujësjellësi dhe linja 20 kv, kanë ndryshuar të adhmen e  kapaciteteve dhe hoteleve, por perla e Shqipërisë është e zhytur në paligjshmëri, kaos dhe shëmti urbane. Autori i masakrës është shteti shqipar. Ai e soditi këtë perlë nga larg duke vizatuar plane në letër ndërkohë që boshllëkun e mbushi informaliteti, sekserët e tokave, policët që marrin lekë për të lejuar ndërtime, drejtorë legalizmesh e hipotekash që rrjepin ç’të mundin nga këta njerëz të mbetur në çarkun që kanë ngritur vetë. Mbi të gjitha vuan mungesën e të paktën një investitori serioz, që të vendosë një standard.

Tani Ksamili nuk shpjegohet më si perlë turistike, por si dhimbje që buron nga brenda, kur shikon se sa pak e meritojmë atë. Ksamili është kthyer nga një qytezë vullnetarësh, në një varrezë vullnetare. Ai është bërë i lodhshëm për të gjithë dhe për ata që e kanë zaptuar e shëmtuar,  edhe për  ata që kanë vjedhur tokat dhe për ish pronarët që janë mashtruar dhe kanë mashtruar dhe për turistët. Është si diçka që zoti na ka parë që i kemi rënë më qafë dhe nuk na lë ta gëzojmë.

Next Post
Flor Mumajesi anulon koncertet, ja çfarë thotë për sëmundjen

Flor Mumajesi anulon koncertet, ja çfarë thotë për sëmundjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndërtimet në Theth, Buzhala: Kundërshtarët e Ramës po gabojnë sërish duke e politizuar aksionin

Çfarë domethënë 100 ditë protestë? Buzhala: Është akuzë më shumë sesa lëvdatë

September 7, 2026
Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

September 7, 2026
Tensionet me Iranin, Trump paraqet hartën e Hormuzit si "territor të ri të SHBA-së" -

Katari: Nëse kriza e Hormuzit vazhdon bota do përballet me katastrofë industriale

September 7, 2026
Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

September 7, 2026
SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

Lufta në Iran, gazetari i CNN: Trump kërkon rrëzimin e regjimit, por Irani mbetet i fortë

September 7, 2026
Alibeaj: Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës! Rinumërimi një justifikim banal i Saliut

“Berisha, jo lider i gjithë opozitës”, Alibeaj: Fitoi vetëm bastin e tij duke shkelur në territorin e SHBA

September 7, 2026
Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

September 7, 2026
1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

September 7, 2026
Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

September 7, 2026
Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com