• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përpjekje për të rrezikuar ditën e zgjedhjeve

by Mero Baze
01/04/2021 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Komisioneri shtetëror për zgjedhjet prezantoi sot një fletë votimi të pazakontë për nga përmasat dhe komplikimi për të votuar, si një vendim të tij, pasi Komisioni Rregullator ja la atij si kompetencë.

Mbi gjysëm metri e gjatë dhe me një dizajn të ngatërruar, fleta e votimit është tërësisht në kundërshtim me frymën e  Kodit Elektoral, i cili shprehet që fleta e votimit duhet të jetë e thjeshtë dhe e qartë për t’u kuptuar nga votuesi.

Mbrojtëse e këtij varianti të fletës së votimit, që të përfshijë emrat e kandidatëve në fletë, është Partia Demokratike, por për ironi të fatit, ajo e ka ankimuar vendimin se “nuk e do për së gjeri, por për së gjati”.

Partia Socialiste e ka ankimuar po ashtu vendimin, por për një çështje thelbësore, duke kërkuar një fletë votimi të thjeshtë dhe të qartë për votuesin, duke përdorur numrat e kandidatëve në fletë dhe emrat e tyre ndërkohë mund të afishohen në dhomën e fshehtë të qendrës së votimit.

Por problemi është më i gjerë se kaq.

Ankimimet dhe vendimet në kufirin kritik të rrezikimit të zgjedhjeve, kanë nevojë për shpjegime, nëse janë strategji apo paaftësi.

Fjala vjen, tipi i fletës së votimit mund të ishte konsumuar si debat edhe tre javë më parë, qyshkurse u rregjistruan partitë, pasi nuk prishte asgjë.

Numri i kandidatëve nuk ka të bëjë me tipin e fletës së votimit, nëse do të jenë me numra, ose me emra. Nëse kjo çështje do ishte zgjidhur, tani nuk do hynim në një faze kritike, për të kapur datën e zgjedhjeve.

Po aq tinzar është ankimi i Partisë Demokratike për logon e “Bindjes Demokratike”, se ka ngjashmëri në logo me PD-në.

“Bindja Demokratike” ka dy vjet që është krijuar, e ka atë logo të deklaruar në gjykatë, e ka pasur në vende publike, ka marrë pjesë me të në zgjedhje dhe aq më tepër, është rregjistruar në zgjedhje prej një muaji.

Ankimimi në minutat e fundit nga PD, përveçse është i padrejtë, është dhe tinzar, pasi kërkon, ose të shkelë me këmbë një parti të vogël përmes kryekomisionerit, duke i hequr logon e rregjistruar në Gjykatë, ose të zgjasë procesin e ankimimit të saj, me qëllim që të sabotojë ditën e zgjedhjeve.

Ankimet e sotme janë çështje që mund të ishin konsumuar qysh ditën e pare të nisjes së fushatës zyrtare, si nga Komisioneri i Zgjedhjeve, ashtu dhe nga PD në rastin e logos së “Bindjes Demokratike”.

Për këtë shkak, nëse kjo nuk është paaftësi e KQZ, ngjan më shumë si një plan për të bërë lëmsh ditën e zgjedhjeve, se sa si një proces, ku palët kërkojnë të drejtat e tyre.

Next Post
Serbia fsheh vdekjet e shkaktuara nga COVID-19

Vuçiç: Nuk vendoset stabiliteti në Ballkan duke poshtëruar Serbinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta në Lindjen e Mesme, anulohet ndeshja e kombëtares shqiptare në Turqi

Lufta në Lindjen e Mesme, anulohet ndeshja e kombëtares shqiptare në Turqi

March 5, 2026
Sulmi nga dronët iranian, disa vende evropiane dërgojnë mjete detare për të mbrojtur Qipron

Sulmi nga dronët iranian, disa vende evropiane dërgojnë mjete detare për të mbrojtur Qipron

March 5, 2026
EMRI/ Mbushi Italinë me kokainë, shqiptari kapet duke u arratisur me një “Porsche”

EMRI/ Mbushi Italinë me kokainë, shqiptari kapet duke u arratisur me një “Porsche”

March 5, 2026
Raketa iraniane në Turqi, Rutte: Nuk aktivizohet neni 5

Raketa iraniane në Turqi, Rutte: Nuk aktivizohet neni 5

March 5, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 6 Mars 2026

March 5, 2026
Irani mohon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Nuk i shënjestrojmë vendet fqinje

Irani mohon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Nuk i shënjestrojmë vendet fqinje

March 5, 2026
Berisha: Dënoj sulmet e Iranit ndaj fqinjëve! Operacioni duhet të vazhdojë deri në mposhtjen e regjimit

Berisha: Dënoj sulmet e Iranit ndaj fqinjëve! Operacioni duhet të vazhdojë deri në mposhtjen e regjimit

March 5, 2026
Gazidede dhe Horoskopa

Nexhmedin Spahiu President

March 5, 2026
Si mund të ndikojnë rezervat e pakësuara të armëve në konfliktin me Iranin

Si mund të ndikojnë rezervat e pakësuara të armëve në konfliktin me Iranin

March 5, 2026
VIDEO/ Zegjineja-Nokës: Bëre me shtëpi kunatat e tua greke, rumune, bullgare! Ty vetëm Gazi të vjen hakut, jepi llogari kolegut

VIDEO/ Zegjineja-Nokës: Bëre me shtëpi kunatat e tua greke, rumune, bullgare! Ty vetëm Gazi të vjen hakut, jepi llogari kolegut

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In