• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përpjekje për të fshehur luftën me Perëndimin

by Mero Baze
22/02/2019 20:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze/

Sali Berisha sot e nisi ditën me një ekspozitë arti në Tiranë, ku një artist ka bërë një cikël grafikash me personazh kryesor presidentin Trump. Lajmëroi qysh herët në mëngjes shtypin dhe në fakt më shpejt doli, se sa hyri në ekspozitë. I duhej një pamje filmike që të kishte në sfond presidentin Trump. Jo si ajo fotoja e Lulzim Bashës, dy vjet më parë,  që kushtoi 20 mijë dollarë, por diçka më artistike, për të treguar se nuk ka fuqi ta ndajë atë nga presidenti Trump.

Doli për të siguruar demokratët se janë në luftë me Perëndimin, dhe se presidenti Trump është keqinformuar për të dhe familjen e tij, politike dhe biologjike.

Por ajo që tha para gazetarëve, do të mjaftonte që të justifikonte gjithë qëndrimet e SHBA kundër tij dhe partisë së tij.

Përpjekja e tij e vazhdueshme për ta quajtur keqkuptim gjithë bashkëjetesën e tij të vështirë me Perëndimin, është në fakt saga e vërtetë e një qënie antiperëndimore në Shqipëri. Nuk ka gjë më të gjatë dhe të përjetshme si antiperëndimor, se sa të jesh gjithmonë përkohësisht i keqkuptuar me Perëndimin.

Prej vitit 1994, ai ka një luftë të vazhdueshme dhe konstante me çdo ambasador amerikan në Shqipëri dhe me çdo politikë të SHBA-së në vend dhe rajon.

Por nuk do t’ia vlente të merreshim me historinë e tij, por me spiralen ku në fund të jetës së tij politike dhe fizike, ka futur Partinë Demokratike, partinë e parë pro-perëndimore të Shqipërisë, që zgjoi ëndrrën e shqiptarëve për Perëndimin.

Përpjekja për të mbuluar krizën e tanishme me Perëndimin, dhe për të vazhduar të konsiderojnë raportet katastrofike, një aksident dhe keqkuptim, është në të vërtetë drama reale e Partisë Demokratike, elektorati i së cilës është pjesa pro-perëndimore e Shqipërisë.

Ai e di mirë çfarë i ka bërë aktualisht Partisë Demokratike. E di mirë se nuk i hapet më asnjë derë me këtë që ka bërë kundër sistemit në përgjithësi.

Në vitin 2000, në një rast të ngjashëm si sot me Lulzim Bashën, ai tentonte të hynte në zyrat e OSBE si gazetar i “RD”, pasi nuk e pranonin më si kryetar i PD.

Lulzim Basha u nis sot herët në mëngjes për në Vjenë, me djalin e Berishës dhe me mendtë e Fatmir Mediut, për të gënjyer po ashtu demokratët, se Perëndimi mezi po pret aktin vetëvrasës të Partisë Demokratike.

Përfytyroni që ka shkuar në Vjenë në orën 08:00 të mëngjesit dhe është nisur sërisht në orën 10:00 prej andej, për të kapur avionin në orën 12:00 në aeroport.

E gjitha kjo, vetëm për të vazhduar të gënjejnë demokratët, se janë duke sqaruar Perëndimin për atë që kanë bërë.

Njëri shkon fotografohet para grafikave të Trumpit, tjetri fotografohet me Shkëlzenin dhe Mediun aeroporteve dhe dyerve të OSBE, dhe të gjithë këtë e shesin si përpjekje për të sqaruar Perëndimin.

E vetmja gjë që sqaron Perëndimin në këtë histori, është bërja bashkë e gjithë personave që duhet të ishin para drejtësisë, Shkëlzeni dhe Mediu për Gërdecin, ky tjetri për çështjen penale të mbyllur me procedure, dhe babai i tyre për gjithë çka bërë në këto 30 vjet, por mbi të gjitha, për vrasjet me të cilat është lavdëruar.

Demokratëve do t’u mjaftonte kjo ditë dhe këto gjeste, për t’i parë ata jo më si shpresën e tyre, por si problemin e tyre, dhe të marrin vërtet fatin e tyre në duart e tyre.

Një ditë kjo do të ndodhë. Do të ndodhë pas gjashtë muajsh apo dy vjetësh, kjo varet nga shpejtësia më të cilën do bëhet e qartë se koha e këtyre figurantëve që për karrigen e tyre, po masakrojnë partinë e parë pro-perëndimore në Shqipëri, ka mbaruar.

Nxitimi i tyre sot për t’u fotografuar dikush tek ekspozita e Trumpit, e dikush tek zyrat e OSBE, është keqkatandisja më e madhe që i kanë bërë PD-së në këto tridhjetë vjet.

Shto dhe faktin që Fatmir Mediu duket më i mirë se ata, për ta kuptuar qartë në çfarë grope janë zhytur.

Next Post
Bashës i ‘avullon’ buzqeshja nga portreti para mediave: Protesta kundër Maduros vijon!

Bashës i 'avullon' buzqeshja nga portreti para mediave: Protesta kundër Maduros vijon!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

January 13, 2026
Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

January 13, 2026
VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

January 13, 2026
Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

January 13, 2026
E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

January 13, 2026
“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

January 13, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

Arratisja e Altin Ndocit, Karamuço tregon rastin e ngjashëm në burgun e Reçit: U shmang falë refuzimit të shoqëruesit

January 13, 2026
Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

January 13, 2026
Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

January 13, 2026
Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In