• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përpjekje për pazar me burgun e Berishës

by Mero Baze
13/12/2023 20:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Opozita nuk ka ndonjë shans teorik ta mbrojë me vota imunitetin e Sali Berishës në Kuvend, ndaj e vetmja gjë që mund të bëjë, ose të dëshmojë lojalitet politik me të, ose të distancohet prej tij.

Partia Demokratike e Lulzim Bashës është distancuar publikisht me të dhe ka dhënë mbështetje për vendimin e SPAK. E ka bërë këtë jo vetëm për rastin e Berishës, por si një fushatë qëndrimesh të saj muajt e fundit, ku mbështetja ndaj SPAK është një pikë kryesore.

Deputetët e tjerë të partive të vogla, si Shehi, Duka apo Dule nuk janë shprehur, por deri tani po sillen si dikush që nuk ka si ta mbrojë Berishën. Pra po shkojnë në heshtje drejt votës pro shkarkimit të tij.

Dilemat më të mëdha po ndeshen në grupin e deputetëve të Gazmend Bardhit, dhe në deputetët që mbështesin Foltoren e Berishës.

Duke qenë se Berisha e di që nuk ka rrugëdalje, nuk po shprehet qartazi, se çfarë duhet të bëjnë deputetë e tij apo ata që janë në grupin e Gazmend Bardhit.

Madje edhe kur thotë se ai vet do ta votojë heqjen e imunitetit, shton se do të nxisë revolta nga ana tjetër para Parlamentit.

D.m.th në një farë mënyre do të tregojë, se ai vet nuk ka problem, por nuk e lë populli vetëm.

Por më në siklet janë deputetët e Gazmend Bardhit. Ky i fundit, i qartë që shumë prej deputetëve të tij, mund ta votojnë heqjen e imunitetit të Berishës, shpiku disa kushtëzime për qeverinë. Sipas tij, nëse qeveria miraton kërkesat e tij për komisione parlamentare, ata votojnë heqjen e imunitetit të Berishës.

Në një farë mënyre i kanë dhënë një pazar Edi Ramës, për kërkesat e tyre.

Në fakt Edi Rama nuk ka nevojë për vota nga askush. Nuk është në ndonjë fushatë për mbledhje votash. Përkundrazi, dëshira e tij është të shikojë se sa integritet ka opozita përballë Berishës, a janë ata në gjendje ta mbrojnë atë politikisht apo jo, dhe për këtë arsye nuk ka pse bën pazar me kërkesat e Bardhit.

Por për Berishën pazari i Bardhit është më i rëndë se vendimi i SPAK, pasi i vendos Berishës një çmim që ka të bëjë me interesat politike të një grupi deputetësh, që duan të krijojnë një hapësirë mes tij e Bashës.

Berisha në këto momente ka nevojë ose për njerëz që janë me të, ose për kundërshtarë si SPAK. Nuk ka nevojë për ndërmjetës që shfrytëzojnë vendimin e SPAK dhe i vënë kushte qeverisë për të shitur Berishën.

Ndaj Bardhi e ka më lehtë të thotë ne do votojmë kundër Berishës, ose kundër SPAK, dhe të jetë i nderuar me Berishën. Kurse kjo që kërkon pazar nga Rama për të shitur Berishën, e armiqëson dhe me Berishën, dhe me parimet e një opozitari, që nga një anë kërkon të luftohet korrupsioni, dhe nga ana tjetër ka opsion mbrojtjen me votë të hajdutëve në shkëmbim të një pazari.

Next Post
“Takim imagjinar qesharak”, Sefa ironizon Bardhin: I urojmë suksese për krijimin e partisë së parë digjitale në vend

SPAK kërkoi nga Kuvendi leje për arrestimin e Berishës, zyrtari i Bashës: PD qëndrim konstant për këto raste

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

September 21, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Milo për ish-ambasadorin Hill: Do doja të ishte më i hapur për vendimin e Hagës

September 21, 2026
“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

September 21, 2026
Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

September 21, 2026
Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

September 21, 2026
“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

September 21, 2026

Ngjarje e rëndë në Jalë: Humb jetën turistja 32-vjeçare nga Londra. Dyshimet e para…

September 21, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

E çfarë prodhoi vizita e Berishës në Amerikë?

September 21, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Gjykata Speciale, Nurellari: PDK synon rikthimin e sovranitetit të Kuvendit, jo amnisti për ish-krerët e UÇK-së

September 21, 2026
“Politika shqiptare si kënetë”- Paskal Milo: Duhet rikompozim për të krijuar hapësirën demokratike (VIDEO)

Milo: Ja si e binda Thaçin bashkë me Hill që të firmoste marrëveshjen e Rambujesë

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com