• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përpjekja për të “zbërthyer” mesazhet e Veliajt

by Mero Baze
06/04/2024 20:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Nuk prisja që opozita të futej në garë kush të zbërthente i pari mesazhet e Erion Veliajt lidhur me arrestimet e zyrtarëve të tij.

Berisha dha i pari direktivën që duhen trajtuar si mesazhe mafioze të koduara kundër Edi Ramës.

Pastaj Gazment Bardhi si ilustrues shtoi një mesazh të koduar dhe për drejtësinë. Të tjerë që i mbajnë ison këtij konspiracioni absurd, shtojnë dhe mesazhe të koduara për të burgosurit e tij.

Në fakt mesazhe të “koduara” dërgojnë ata që janë të fuqishëm, të paprekshëm dhe që i ka frikë gjithë shoqëria.

Erion Veliaj sot nuk është as i fuqishëm, as i paprekshëm dhe mbi të gjithë, as i frikshëm. Ai është një udhëheqës politik që i kanë arrestuar së paku tre zyrtarë të rëndësishëm, që drejtësia e ka thirrur, e ka pyetur, e ka hetuar. Dhe është ende në një proces të gjatë hetimi gjithë puna e Bashkisë së tij.

Ai është sot njeriu më i sulmuar nga opozita, shtypi dhe shoqëria civile, dhe nuk ka asnjë tipar të ndonjë njeriu të paprekshëm. Është më shumë se i prekshëm.

Kështu që një njeri kaq i sulmuar, i prekshëm nga drejtësia, shtypi dhe politika, nuk ka as arsye dhe as mundësi të dërgojë mesazhe të koduara.

E vetmja që mund të bëjë, është të flasë hapur dhe të bëjë betejë politike për dështimet dhe sukseset e tij. Dhe atë po e bën.

Por fakti që opozita po përpiqet ta trajtojë ende si njeri të fuqishëm, që operon me kode mafioze, nuk tregon se opozita ka një mbivlerësim për të, por tregon se kjo opozitë të pranon gjithçka, përveç faktit që ti nuk duhet të pranosh ndëshkueshmërinë.

Dhe mllefi ndaj Erion Veliajt nga opozitarët është mllef që ai u rreshtu në llogoren e atyre që pranon drejtësinë dhe ndëshkueshmërinë.

Pranimi i ndëshkueshmërisë dhe vendimeve të drejtësisë, është një hendek ndarës sot në politikën shqiptare, mes atyre që janë njësoj të prekur nga drejtësia. Dhe të prekur nga drejtësia sot janë kupola e Partisë Socialiste, me zëvëndeskryeministra, ministra, deputetë e zyrtarë të lartë, dhe ish- kupola e vjetër e pushtetit Berisha- Meta etj.

Në këtë beteje Berisha dhe Meta janë duke kërkuar aleanca për t’u bërë bashkë kundër drejtësisë së re.

Dhe tërbimi ndaj Veliajt pse pranoi ndëshkueshmërinë, ka të bëjë pikërisht me këtë.

Ata t’i falin të gjitha, përveç faktit që dikush t’i lërë të vetëm, pa aleanca politike para drejtësisë.

Next Post
Tri përballjet e Berishës me drejtësinë – Si i shpëtoi arrestimit në ’98-n dhe tri orët e izolimit në policinë e Tiranës në vitin 2000

Tri përballjet e Berishës me drejtësinë - Si i shpëtoi arrestimit në ’98-n dhe tri orët e izolimit në policinë e Tiranës në vitin 2000

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA rikthen fluturimet pas defektit në kontrollin ajror, por aeroportet vijojnë në kaos

SHBA rikthen fluturimet pas defektit në kontrollin ajror, por aeroportet vijojnë në kaos

November 14, 2026
Rama mbledh Asamblenë, në diskutim emrat për bashkitë dhe ndryshimet në qeveri

Rama mbledh Asamblenë, në diskutim emrat për bashkitë dhe ndryshimet në qeveri

November 14, 2026
A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

November 13, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve

November 13, 2026
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

SHBA mbyll qiejt, qindra aeroporte ndërpresin fluturimet “për arsye sigurie”

November 13, 2026
Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

November 13, 2026
Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

November 13, 2026
BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

November 13, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

November 13, 2026
VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In