• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përpjekja e Lulit për t’u aftësuar si lider

by Java News
24/11/2017 15:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Kryetari PD, ka mbledhur dje në mesditë “me urgjencë” grupin e tij parlamentar, megjithëse të pranishëm ishin vetëm gjysma e deputetëve të listës tij. Sapo lexova lajmin sinqerisht isha në pritje të ndonjë vendimi të rëndësishëm nga kreu PD, pasi gjysëmgrupin e tij parlamentar e ka mbledhur jo si zakonisht në selinë e partisë dje, por në Kryesinë e Kuvendit. Megjithëse isha i bindur se nuk do të dëgjoja ndonjë gjë të re  dhe të rëndësishme nga deklarata e tij për shtyp, sërish vendosa të qëndroj deri në fund, deri sa Luli doli prej andej dhe ju drejtua kamerave dhe mikrofonëve.

Dhe nuk kishte se si të ndodhte ndryshe, pasi Luli foli dhe nuk tha asgjë, pasi thjesht edhe kësaj here, ai ishte përpjekur të aftësohej për tu bërë lider i partisë tij. Ai ishte përpjekur  dhe do të vazhdojë të përpiqet të deklarohet si lider, por jo ama duke mbledhur gjysmën e grupit parlamentar, dhe jo duke ripërsëritur rëndom deklarata të cilat i bën sa tek selia e PD ashtu edhe tek foltorja e parlamentit.

Lulzimi foli edhe dje për “krimin, për qeverinë e korruptuar, për arratisjen e tre oficerave të policisë Vlorë, për largimin e Ramës si kryeministër, për trafikun”, dhe sërish duke u rikthyer tek refreni deklaratave para kamerave duke përfunduar me shprehjen “zgjidhja është largimi i Ramës”. Mendo tani një kryetar partie kryesore të opozitës të dalë para kamerave  çdo tre-tre ditë, i shoqëruar nga dy-tre deputetë pa peshë, tek deklaron dhe flet për gjëra që vetëm me “aksionin opozitar” nuk kanë lidhje.

Pse kjo është opozita e Partisë Demokratike, pse kjo është forca e dytë politike e vendit, (siç pretendon ai) deri këtu është katandisur kjo parti sa të merret me arrestimin ose mosarrestimin e dy-tre oficerave të policisë, duke ditur se vendi dhe shqiptarët kanë sot halle dhe probleme më madhore  për  të diskutuar ? Si mundet një kryetar partie që pretendon se “është lideri opozitës” të dalë para kamerave me të njëjtin refren  të mërzitshëm duke mos thënë asgjë që do tu interesonte shqiptarëve, anëtarëve dhe militantëve të PD ?

Pse kaq paaftësi, dhe pse kaq shterpësi mendimesh dhe idesh, nga një njeri i shkolluar, me një rreth të gjërë njohjesh në fushën e politikës tashmë, si mundet ta gënjesh vehten duke shpresuar se po gënjen edhe shqiptarët, apo më keq akoma anëtarësinë dhe ata që të kanë  votuar ? Kjo mënyrë  dhe kjo rrugë e të bërit opozitë, thjesht po degradon në kufijtë e mjerimit  një parti, e cila ka qenë dhe është një vlerë kombëtare Lulzim.

Dy ditë më parë kreu Partisë Republikane Fatmir Mediu në një intervistë televizive, paksa i indinjuar tha se “opozita duhej të ishte në sheshe”, duke nënkuptuar faktin se  “pse Basha ka zgjedhur të bëjë opozitë me deklarata dhe lojëra fjalësh”. Por e vërteta e opozitës së Lulit është tjetër gjë, ashtu si dhe deklaratat  dhe tentativa për ti bërë  sa më interesante njoftimet për shtyp, duke përhapur lajmin se “diçka do të ndodhë tani”. Kjo  që Luli po bën me Partinë Demokratike  dhe gjysëmgrupin e tij parlamentar,  të ngjet me “praktikën dhe guidën” e  kursantit për shofer. Edhe ai, është në fazën e të bërit teori dhe praktikë me fatin e Partisë Demokratike.

Këtë gjë, Luli ka vite që e ka bërë dhe po e bën, madje me sukses të madh. Pasi hapi çadrën, pasi takoi kryeministrin Rama , pasi  firmosi siç deshi ai, pasi mbylli çadrën duke zhgënjyer ata qyqarë që e besuan për 90 ditë, pasi  humbi zgjedhjet, dhe pasi rrëmbeu “fitoren” si kryetar partie, Lulzimi tani është në fazën tjetër, të guidës (praktikës) për tu  bërë “timonieri” i PD. Deri këtu ka katandisur kjo parti, e cila për hir  të së vërtetës duhet thënë se, nuk ka qenë në këtë situatë as në 1997, apo edhe kur Berisha  vendosi të largohej  përfundimisht  si  kryetari  historik i saj.

Deri në 2021, gjithsesi është një kohë e gjatë  dhe ndoshta e pamjaftueshme për Lulzimin për tu aftësuar plotësisht si lider opozite, por një kohë e humbur për PD, e cila po humbet çdo ditë  gjithçka të bukur dhe me vlerë që kishte.

Next Post
FOTOT/ Pirro Çako nis një aventurë të re?! Lë pas historinë me Sisin

FOTOT/ Pirro Çako nis një aventurë të re?! Lë pas historinë me Sisin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Serbia vazhdon hakmarrjen, arreston ish-ushtarin e UÇK-së. Avokati: Problem serioz i sigurisë për qytetarët

Serbia vazhdon hakmarrjen, arreston ish-ushtarin e UÇK-së. Avokati: Problem serioz i sigurisë për qytetarët

February 5, 2026
“Kokainë e mbështjellë me Hugo Boss”/ Arrestohet tuniziani, “ushtar” i shqiptarëve që drejtonin trafikun e drogës

“Kokainë e mbështjellë me Hugo Boss”/ Arrestohet tuniziani, “ushtar” i shqiptarëve që drejtonin trafikun e drogës

February 5, 2026
“Kërkuan rrëzimin tim”, Vuçiç akuzon Shqipërinë, Kosovën dhe Kroacinë për protestat në Serbi

“Kërkuan rrëzimin tim”, Vuçiç akuzon Shqipërinë, Kosovën dhe Kroacinë për protestat në Serbi

February 5, 2026
Rikthehen në qarkullim monopatinat?! Ministrja Koçiu përgënjeshtron lajmin: Udhëzimi mbetet në fuqi

Rikthehen në qarkullim monopatinat?! Ministrja Koçiu përgënjeshtron lajmin: Udhëzimi mbetet në fuqi

February 5, 2026
Mitrovicë veri dhe Zveçan, Lista Serbe pushon nga puna shqiptarët pa asnjë arsyetim të bazuar

Mitrovicë veri dhe Zveçan, Lista Serbe pushon nga puna shqiptarët pa asnjë arsyetim të bazuar

February 5, 2026
“Veliaj paguan avokat amerikanë për t’u mbrojtur prej tyre”, zbardhet audio e akuzave të Altin Dumanit dhe Olsi Dados para gjykatëses

“Veliaj paguan avokat amerikanë për t’u mbrojtur prej tyre”, zbardhet audio e akuzave të Altin Dumanit dhe Olsi Dados para gjykatëses

February 5, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Pse emigranti nga Librazhdi u zhgënjye me Kanadanë?

February 5, 2026
Shqipëria, në hartën e data centers/ Cilat qytete kanë kushtet më të mira për investime digjitale?

Shqipëria, në hartën e data centers/ Cilat qytete kanë kushtet më të mira për investime digjitale?

February 5, 2026
Mbi 7 mijë raste me kancer në 2025, 2.5% rritje çdo vit! Dominon kanceri i gjirit, shtohen rastet në aparatin tretës

Mbi 7 mijë raste me kancer në 2025, 2.5% rritje çdo vit! Dominon kanceri i gjirit, shtohen rastet në aparatin tretës

February 5, 2026
“Skandali Epstein trondit Britaninë, jo SHBA-në”, analiza e CNN: Starmer në rrezik, Trump i paprekur

“Skandali Epstein trondit Britaninë, jo SHBA-në”, analiza e CNN: Starmer në rrezik, Trump i paprekur

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In