Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka deklaruar se reforma në drejtësi ka bërë hapa para, duke shtuar se nuk duhet për asnjë moment që kjo të ndryshojë.
Gjithashtu u shpreh se qytetarët shqiptarë kanë nevojë për gjyqtarë të drejtë dhe se SHBA-të mbështesin Shqipërinë drejt progresit.
“Duhet të ketë drejtësi. Biznesmenët, duhet të dinë që kur të vijnë të blejnë pronat dhe kur të shkojnë në gjykatë duhet të dinë që gjykatësi do të vendosë në përputhje me ligjin. Kemi bërë përparim në fushën e mbrojtjes për herë të parë në histori. E kishit menduar këtë në ‘91 në ’97 apo gjatë diktaturës së Enver Hoxhës.
Ai madje po rrotullohet në varr, kjo është e ardhmja. Shqipëria është Europë dhe kjo është ajo që duan SHBA-të dhe për këtë arsye vazhdojmë të besojmë dhe duam drejtësi., Do të kishin dashur që ne të kishim qenë të heshtur, por ne jemi miqtë tuaj dhe duam që ju të jeni të fuqishëm, të pasur të aftë, partnerët tanë.
Një vend që vendet e tjera ta shohin dhe të thonë ia dolën mbanë. Ky është çasti, momenti, nuk është koha për t’u çlodhur apo për të thënë kjo mjafton, ne duhet të shtyjmë përpara sepse brezi i ardhshëm i shqiptarëve, amerikanëve, të mbështeten tek ju.
Të përveshim mëngët së bashku , të rrisim ritmin, të vendosim gjyqtarët në pozicionet e tyre, të sigurohemi që vendimet që bëjmë do të na çojnë drejt të ardhmes që nuk do të na ngecin diku.
Ne nuk mund të bëjmë pas, kjo është koha për të bërë përpara, KLGJ, Gjykatë Kushtetuese, institucionet e Vettingut, çdo anëtar duhet të bëni përpara drejt të ardhmes dhe gjithmonë së bashku”, ka thënë më tej ajo.
/a.r
E ç’hynte Enver Hoxha këtu ? – Komplet pa lidhje. Ja ke futur kot oj zonje. Ke dashur të thuash diçka, por nuk e ke lidhur mendimin, ose përkthyesit ( si të Hrushovit me Enver Hoxhën në atë kohë) të kanë interpretuar gabim.
Shqiptaret vërtet janë të varfer, por janë tepër të zgjuar dhe ironikë dhe sidomos jemi popull me humor, që është vërtetim i zgjuarësisë…
Sa për reformën në drejtësi, populli shqiptar akoma nuk po e shikon. Vetëm ju nderkombëtaret, e shikoni si rezultat thjesht nga evidencat dhe njekohesisht, për të justifikuar paratë që keni marrë për këtë reformë të deshtuar.
Kaq.
Me shendet qenkeni mirë. Bardh e kuq. Kur erdhet, ishit si e tharë dhe pak si e nxirë. Ju paska bërë mirë qendrimi këtu tek ne. Edhe ju, si gjithe paraardhesit tuaj.