• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përparim Kabo telendis politikanët: Drejtësia po shkon drejt Gjirit të Lalëzit. SHBA s’kursyen Berishën, Meta e të tjerët janë shkurre

by Java News
30/07/2021 19:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Profesor Përparim Kabo, në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Top Talk”, me Denis Dyrnjanë, në Top Channel, ka bërë një sintezë të plotë të situatës politike në vend.

Në fjalën e tij, prof.Kabo nuk ka nguruar të godasë politikanët shqiptarë, ndërsa tha se zgjedhjet e 25 prillit u fituan nga ata që donin kryetarët dhe se ato që morën pjesë në garë ishin parti personale e jo politike.

Kabo: Nëse në këto parti politike autoriteti i kryetarit është i padiskutueshëm dhe institucionalisht është i mbrojtur që të mos rrëzohet nga ky post, nëse nuk respektohet mendimi ndryshe dhe në forume personat që mendojnë ndryshe dhe mendimet kritike sigmatiozohen jo si alternativë, por si armiq, spiunë dhe përjashtohen pastaj, këto janë parti me mentalitet totalitar dhe i ngjajnë mëmës së tyre partisë së punës.

Kryetari kufizon zgjedhjet bëhet kryeministër, ky kryeministër që drejton ekzekutivin kur nuk pranon mendimin ndryshe brenda forumeve të partisë së tij, si do ta pranojë bashkëjetesën në parlament, dialogun shumicë pakicë, mendësinë se kemi nevojë për bashkëqeverisje për programe dhe zhvillim afatgjatë. Këto janë parti të konsumuara.

U rregulluan gjërat që të fitonin në parlament ata që donin kryetarët, pra këto janë parti personale dhe jo politike. Duhet që në fushën politike duhen formacione të reja politike, se nuk ecet më para me këto parti politike. Parti të reja politike me mendësi politike, programin, lidershipin dhe njerëzit që do rekrutohen.

Sa i përket rolit të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, profesor Kabo tha se ai tashmë nuk përfaqëson më një partner të rëndësishëm të marrëdhënieve të jashtme të vendit.

Kabo: Ai nuk përfaqëson më një autoritet i nivelit të lartë, një partner i rëndësishëm i marrëdhënieve të jashtme të Shqipërisë. A erdhi një autoritet i lartë i DASH  në Shqipëri dhe nuk e takoi, a është i anatemuar nga politika amerikane qoftë në nivel ambasadori apo edhe më lartë?

A është ai një person që gëzon respekt të opinionit publik? Dalja në rrugë në 2 mars ishte një aktivitet politik i përgatitur nga PD. Populli është tjetër nocion. Shtatori në pret me parti të vjetra, që do prodhojnë lajme të reja, zhvillime, goditje në nivelin e lartë. Kur SHBA nuk kursyen Berishën, këta të tjerët janë shkurre të vogla.

I pyetur se si e sheh prezencën e madhe të SHBA përmes ambasadores amerikane në Shqipëri, nëse duket si  nënshtrim dhe humbje e sovranizmit, profesor Kabo tha: Këta ose janë dritëshkurtër, ose të shitur. Si mund të ketë demokraci në një vend ku ka krim të organizuar, në një vend ku ka korrupsion, ku sistemi i drejtësisë është i kapur dhe ku pasuritë kombëtare bëhen rrush e kumbulla dhe ku politika bëhet palë me tregun dhe krimin e organizuar, këta duhen çuar në spital ose duhet të provohet se ku paguhen për të thënë këto gjëra.

Me kë e duan miqësinë këta? me Kinën komuniste, siç e kishin dikur, Rusinë ish-Bashkimi Sovjetik, me Turqinë e otomanizmit modern, apo e duan me SHBA dhe republikën federale Gjermane. 

Me vjen ndërmendje ajo që thoshte Mehdi Frashëri, një nga fatkeqësitë më të mëdha të kombit tonë është se jemi komb unik dhe nuk ngjasojmë me asnjë në tjetër jashtë nesh dhe nuk kemi pasur një mik të madh. Tani që kemi mik të madh vendin më demokratik në botë, atë që e pritën në hyrje të viteve -90 duke u shtrirë barkas kur erdhi përfaqësuesi i tyre, po thonë tani që do na mbështesin në zhvillimin e biznesit, demokracisë,  mbrojtjes, jo na lini të vjedhim të korruptuar, por jemi të pavarur”.

Për punën e SPAK, profesor Kabo tha se ka nevojë për mbështetje të gjerë publike, ndërsa ne si qyterarë shtoi ai, kemi nevojë të besojmë se SPAK do të godasë krimin e organizuar, korrupsionin dhe të gjitha ato vepra penale që i parashikon ligji. Vetëm kështu krijohet ajo që i ka munguar për 30 vite shqiptarëve, liria.

Kabo: Dyshimi është pjesë e arsyetimit njerëzor dhe francezët kanë një shprehje që dyshimi është më i fortë se fakti. Në këtë kuptim njerëzit tanë meqë janë zhgënjyer dyshimi është bërë një sindromë jo vetëm e të menduarit, por edhe të sjellurit. Unë pres që të ketë goditje të forta, atje ku duhet, por të mos harrojmë që çështja e pastrimit të Shqipërisë nuk është më çështje juridike dhe penale, që i takon SPAK, BKH dhe Gjykatës për krime më të larta.

Jemi në kushte të reja, është firmosur një titull ekzekutiv nga Biden për pastrimin e BP nga krimi i organizuar, korrupsioni dhe forma të tjera të kriminalitetit që kanë dëmtuar demokracinë në këto vende dhe kanë dëmtuar interesat gjeostrategjike të SHBA-së në rajon. Nuk mund të besoj se veprimet e SPAK komandohen nga kryeministri i radhës, apo ambasadorja e SHBA në bashkëpunim, nuk ma nxë logjika këtë arsyetim.

Mos i mendojnë veprimet e ardhme të SPAK si çështja e kanaleve kulluese në Lushnje. Po ju bëj një metaforë do kalohet nga Gjiri i Derrave të -61 te Gjiri i Derrave të 2021.

SPAK ka nevojë për mbështetje të gjerë publike, njerëzore, mediatike dhe jo për atatikime, ironizime. Njerëz janë ata nuk janë robotë që duhet të të japin drejtësinë dhe duhet të jenë shumë të kujdesshëm për atë që bëjnë.

Ne kemi nevojë të besojmë që detyra e SPAK është të godasë ca e të shpëtojë ca të tjerë, por të godasë krimin e organizuar, korrupsionin dhe të gjitha ato vepra penale që i parashikon ligji për të krijuar një vetëdije qytetarë që beson tek barazia e qytetarit para ligjit. Vetëm kështu krijohet ajo që i ka munguar për 30 vite shqiptarëve, liria.

/m.j

Next Post
“Po na digjet shpirti”/ Ministri turk: Janë vënë nën kontroll 66 zjarre, ja sa vatra vijojnë të jenë aktive

"Po na digjet shpirti"/ Ministri turk: Janë vënë nën kontroll 66 zjarre, ja sa vatra vijojnë të jenë aktive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vodhi 100 000 lekë në një biznes në Durrës, arrestohet 37-vjeçari

Vodhi 100 000 lekë në një biznes në Durrës, arrestohet 37-vjeçari

July 17, 2026
Ngadalësohet rritja e turizmit në qershor, Gonxhja: Ekonomia paguan situatën nga protestat

Ngadalësohet rritja e turizmit në qershor, Gonxhja: Ekonomia paguan situatën nga protestat

July 17, 2026
Deklarata e Paunoviqit për spastrim etnik të Kosovës, eurodeputeti gjerman: Pres që ajo të shkarkohet nga detyra

Deklarata e Paunoviqit për spastrim etnik të Kosovës, eurodeputeti gjerman: Pres që ajo të shkarkohet nga detyra

July 17, 2026
Shqipëria në rrugën drejt BE-së, Marta Kos: Për herë të parë ka nisur realisht mbylljen e kapitujve

Shqipëria në rrugën drejt BE-së, Marta Kos: Për herë të parë ka nisur realisht mbylljen e kapitujve

July 17, 2026
Transparencë e shërbimeve publike, lançohet platforma kombëtare për raportim të problematikave

Transparencë e shërbimeve publike, lançohet platforma kombëtare për raportim të problematikave

July 17, 2026
Tërmeti me magnitudë 7.4 në Meksikë, momenti kur ndërtesat ‘shkunden’ nga vendi, banorët në panik (VIDEO)

Tërmeti me magnitudë 7.4 në Meksikë, momenti kur ndërtesat ‘shkunden’ nga vendi, banorët në panik (VIDEO)

July 17, 2026
Dita e 48-ë e protestës përpara Kryeministrisë, zbehet dukshëm pjesëmarrja (VIDEO)

Dita e 48-ë e protestës përpara Kryeministrisë, zbehet dukshëm pjesëmarrja (VIDEO)

July 17, 2026
Mbrojtje ligjore për artizanët dhe markat shqiptare, kalon në Komisionin e Ligjeve paketa e re e Pronësisë Industriale

Mbrojtje ligjore për artizanët dhe markat shqiptare, kalon në Komisionin e Ligjeve paketa e re e Pronësisë Industriale

July 17, 2026
Integrimi në BE/ Komisioni i Ekonomisë miraton paketën me 5 projektligje për bizneset; nisin ndryshimet edhe për pronësinë intelektuale

Integrimi në BE/ Komisioni i Ekonomisë miraton paketën me 5 projektligje për bizneset; nisin ndryshimet edhe për pronësinë intelektuale

July 17, 2026
Adoptimi i euros në Shqipëri, eksperti i ekonomisë: Procesi që kërkon reforma, stabilitet ekonomik dhe kohë

Adoptimi i euros në Shqipëri, eksperti i ekonomisë: Procesi që kërkon reforma, stabilitet ekonomik dhe kohë

July 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In