Raporti i fundit i Grupit të Bankës Botërore i të Bërit Biznes (“Doing Business”) ka njohur përpjekjet e vazhdueshme të Kosovës për përmirësim të klimës rregullative për bizneset.
Nga 190 vendet që janë përfshirë në raportin për vitin 2017, Kosova ndodhet në vendin e 60’të.
Vitin e kaluar, Kosova renditej në vendin e 64’të.
Vlerësimi i këtij raporti bazohet në 10 indikatorë: fillimi i biznesit, marrja e lejes për ndërtim, sigurimi i energjisë elektrike, regjistrimi i pronës, marrja e kredisë, mbrojtja e investitorëve, pagesa e taksave, zbatimi i kontratave, zgjedhja e pamundësisë së pagimit të borxhit dhe tregtia ndërkufitare, citohet Express. (b.an)