• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përmirësohet furnizimi me ujë, Veliaj paralajmëron: Vjedhja e ujit, dënohet si vjedhja e energjisë

by Java News
06/07/2017 11:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 120 mijë banorë të zonës së ish-Bllokut dhe të Tiranës së Re do mund të furnizohen në mënyrë të rregullt me ujë të pijshëm. Paralelisht me masat e marra për ndërprerjen e prerjeve të paligjshme dhe shmangien e abuzimeve, Bashkia e Tiranës dhe Ujësjellës-Kanalizime Tiranë po i kushtojnë një vëmendje të veçantë edhe përmirësimit të rrjetit të furnizimit me ujë të pijshëm.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i UKT, Redi Molla, inspektuan punimet që po kryhen për rikonstruksionin e linjës kryesore të furnizimit me ujë në Bulevardin “Bajram Curri”.

“I falenderoj të gjithë kolegët që kanë kaluar një pjesë të verës duke investuar në rrjetin e ujësjellësit. Flasim për investime të cilat nuk janë bërë prej vitesh, të cilat jo vetëm shtojnë prurjet dhe transmetimin në këtë rrjet, por na japin mundësi që për 120 mijë banorët e Tiranës së Re të rrisim furnizimin me ujë të pijshëm, sidomos në katet e larta të pallateve. Me investimin e sotëm i japim zgjidhje pjesës më të madhe të Tiranës së Re. Me rrjetin kemi ecur shumë përpara sepse kemi bërë rreth 105 investime vjet dhe mbi 100 të tjera këtë vit”, tha Veliaj.

veliaj1

Kryebashkiaku u ndal edhe në çështjen e  furnizimit me ujë të pijshëm të kryeqytetit, ku grupet e Task-Forcës kanë nisur punën për prerjen e lidhjeve të paligjshme dhe për disiplinimin e abuzuesve. “Dua të përgëzoj kolegët e Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake, Task-Forcën e Ujësjellësit dhe të gjithë ata që kanë bashkëpunuar në këtë operacion, t’i inkurajoj të vazhdojnë përpara me të njëjtën frymë, për të disiplinuar këtë  situatë. Garantoj të gjithë qytetarët që edhe pse situata është përmirësuar, nuk do rreshtim së disiplinuari mënyrën se si furnizohet Tirana me ujë të pijshëm. Jemi momentalisht në një aksion i cili po zhvillohet në çdo cep të Tiranës, por kryesisht jashtë territorit të bashkisë Tiranës, pra në zona që i përkasin bashkisë Vorë dhe kryesisht Bashkisë së Kamzës, duke nisur nga  Babrruja, Paskuqani e Kamza, përfshirë edhe disa zona të Laknasit e Bërxullit”, u shpreh ai.

Falë masave të marra nga Bashkia, rezultatet e para janë shumë pozitive. Veliaj deklaroi se situata e furnizimit me ujë të pijshëm të banorëve të Tiranës është drejt përmirësimit dhe se pavarësisht se aksioni ende nuk ka përfunduar, prurjet në rrjet janë rritur. “Sot nuk e kemi kaluar krizën, por gjendja është shumë më e mirë, kemi më shumë ujë në depo. Është e vetmja mënyrë se si sigurohemi që 93% e qytetit të Tiranës, e qytetarëve që e paguajnë faturën e ujit, që tregohen të kujdesshëm me ujin, që e respektojnë këtë mall. Pavarësisht se sa i lirë është ai në qytetin tonë, të mos dëmtohen nga një 7% i cili kryesisht është në zonat periferike të Tiranës dhe tregohet i pandjeshëm ndaj faktit që jemi në emergjencë uji, siç janë në fakt Italia, Greqia dhe shumica e Ballkanit”, theksoi Veliaj.

Ai shprehu vendosmërinë e Bashkisë për të marrë të gjithë masat e nevojshme për ndalimin e vjedhjes së ujit të pijshëm, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm me përdorimin e tij. “Si kryetar i Bashkisë së Tiranës, duhet të bëj avokatin e qytetit tim, ndaj nuk do lejoj askënd tjetër jashtë qytetit të Tiranës apo edhe brenda në periferi të qytetit, që të lërë pa ujë dikë që është në ekstremin tjetër të qytetit, tek “Astiri” apo në një vend tjetër, sepse dikush do lajë makinën e  luksoze apo do freskojë lokalin. Është ujë i pijshëm, nuk është ujë për të freskuar lokalet, rrugët, makinën e trotuarin”, tha kreu i Bashkisë.

Veliaj deklaroi se nisma e ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës ka rritur numrin e personave të cilët i janë drejtuar sporteleve të UKT për të lidhur kontrata për ujin e pijshëm dhe siguroi qytetarët e prekur nga kufizimet, se do të vijojë puna për furnizimin me bote. “Më vjen mirë që kemi rritur numrin e personave që kanë vendosur të bëjnë një lidhje të ligjshme me UKT. Vjedhja e ujit është krim, i cili gjithashtu dënohet si vjedhja e energjisë. Dua të garantoj qytetarët, në atë 10% të Tiranës që ka ndjerë këtë problem, që pavarësisht përmirësimit të situatës, do vijojmë furnizimin me bote dhe të sigurohemi që pavarësisht çfarë ndodh në këtë fushatë radikale për prerjen e lidhjeve të paligjshme, ata nuk do të ndiejnë mungesën e ujit të pijshëm”, theksoi Veliaj.

Tubacioni i linjës ekzistuese është ndërtuar që në vitin 1964, duke mos arritur që t’u përgjigjet nevojave dhe ritmeve aktuale të zgjerimit të kësaj zone. Bashkë me investimin e mëparshëm në depon e ujit të ndërtuar në territorin e depove të Tiranës dhe të tubacionit kryesor që del nga kjo depo, përveç rritjes së presionit, do të ketë edhe rritje të aftësisë përcjellëse të tubacioneve.

a.ç

Next Post
Zv.kryeministrja Mandija kërkon mbledhje urgjente të Task Forcës

Zv.kryeministrja e PD, Mandija: Si ka funksionuar Task-Forca dhe marrdhëniet me kryeministrin Rama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kujdes kur qesh pushteti!

“Katedralja jonë me kunja dhëmbësh”

February 4, 2026
Gjeniu i adhuruar dhe i keqkuptuar që foli me gjuhën e njerëzimit…

Gjeniu i adhuruar dhe i keqkuptuar që foli me gjuhën e njerëzimit…

February 4, 2026
Në Shqipëri rihapet sot zyrtarisht TikTok, vendimi merret në Këshillin e Ministrave

Në Shqipëri rihapet sot zyrtarisht TikTok, vendimi merret në Këshillin e Ministrave

February 4, 2026
Emri/ Falsifikonte kartat e identitetit për personat që kalonin ilegalisht kufirin, Apeli lë në burg specialistin e Zyrës së Shërbimit…!

Siguria në Prokurori dhe Gjykata, në tri vite u regjistruan 23 incidente ku ndërhyri Policia e Shtetit

February 4, 2026
Vrasjet e shqiptarëve nga banda serbe “Roja e Urës”, Mitrovica përkujtonin 4 shkurtin

Vrasjet e shqiptarëve nga banda serbe “Roja e Urës”, Mitrovica përkujtonin 4 shkurtin

February 4, 2026
Deklarata për Rusinë, në Ukrainë dalin kundër Infantinos: Pse nuk ke ardhur asnjëherë?!

Deklarata për Rusinë, në Ukrainë dalin kundër Infantinos: Pse nuk ke ardhur asnjëherë?!

February 4, 2026
Gara bërthamore Rusi-SHBA, pa kontroll, të enjten skadon traktati New Start, bota në alarm

Gara bërthamore Rusi-SHBA, pa kontroll, të enjten skadon traktati New Start, bota në alarm

February 4, 2026
Ndryshimet ligjore, Xhafaj: Janë ulur çështjet që presin për t’u gjykuar, mbështeten financiarisht institucionet e drejtësisë

SPAK “i mbylli derën” komisionit, Xhafaj i përgjigjet Klodian Brahos: Kemi të drejtë kontrolli

February 4, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Braçe: Bashkia e Tiranës s’mund të jepet si qokë me parimin “e kemi të sigurt që e fitojmë”!

February 4, 2026
“Sazanin ia ofrova dhe unë Berlusconit”, Berisha: E bëri Fatos Nano para meje, por Rama e bëri për influencë politike

Nuk mori vendim për Ballukun, Berisha: Gjyqtarët u vetëposhtëruan, shkelën Kushtetutën

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In