Një grua në Përmet është vetëplagosur në banesën e saj. Ngjarja ka ndodhur mesnatën mes të martës dhe të mërkurës në fshatin Tremisht.
Gjithçka ka ndodhur në banesë, ku 49- vjeçarja F.Z., duke punuar është dëmtuar me mjet prerës.
Noa.al mëson se ngjarja ka ndodhur teksa gruaja ka qenë duke qëruar disa perime në banesë. Ajo ka rrëshqitur në pllaka, ku thika që mbante në dorë i është ngulur në trup.
Gruaja është dërguar në spitalin e Gjirokastrës për marrjen e ndihmës së nevojshme, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia mohon dyshimet e tjera, duke thënë se paraprakisht ngjarja mendohet të ketë qenë aksidentale./a.k










