• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Përmes puthjes barten 80 milionë baktere

by A R
24/11/2015 18:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka pak gjasa që të dashuruarit do ta çajnë shumë kokën për këtë, por një studim zbulon se puthja prej dhjetë sekondash bart 80 milionë baktere. Në ekosistemin njerëzor jetojnë 100 bilionë mikroorganizma, jashtë dhe brenda trupit. Njerëzit nuk janë të vetëdijshëm për ta, por këta organizma u ndihmojnë në tretje dhe në mbrojtje kundër sëmundjeve. Pa ta, vështirë se do të mbijetonin. Goja është vatër e rreth 700 llojeve të ndryshme të baktereve, ndërsa hulumtuesit holandezë nga një organizatë e atjeshme për aplikimin e kërkimeve shkencore (TNO) kanë vendosur që të hulumtojnë se çfarë ndodh me ta gjatë puthjes. Rezultatet u botuan në revistën “Microbiome”.

Ata punuan me 21 çifte, të cilat së pari duhej ta plotësonin një pyetësor për atë se sa shpesh puthen në ditë dhe sa kohë u zgjat puthja, transmeton Koha.net. Pastaj morën mostra nga gojët dhe gjuha e tyre, në mënyrë që të përcaktojnë se çfarë lloj mikrobesh jetojnë në to.

Ata konstatuan se çiftet që putheshin mjaft shpesh dhe mjaft gjatë, që nënkupton një mesatare prej nëntë herë në ditë, në fund e kanë një komunitet shumë të ngjashëm të mikrobeve në gojë.

Hulumtuesit gjithashtu llogaritën se sa e ndryshojnë mikrobet “habitatin” e tyre gjatë puthjes franceze. Një anëtar i çiftit më parë kishte pirë pije probiotike, e cila përmban baktere të cilat identifikohen lehtë. Ata konstatuan se gjatë puthjes dhjetë-sekondëshe transferohen 80 milionë baktere. Për ata që duan të dinë më shumë, bakteret nga pështyma më lehtë “udhëtojnë”, ndërsa ato që ndodhen në gjuhë duket të jenë më të qëndrueshme.

Edhe pse një numër prej 80 milionë bakteresh tingëllon frikshëm, kjo është në fakt një gjë e mirë, sepse bëhet fjalë për një lloj “vaksine” dhe strukture të rezistencës imunitare ndaj ekspozimit të mikroorganizmave të ndryshëm. “Nga ky këndvështrim, puthja është shumë e shëndetshme”, tha profesori holandez Remco Kort.

Next Post

Debatet për buxhetin/ PD: Asnjë investim, Braçe: Ulim borxhin për herë të parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In