Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i është përgjigjur akuzave të opozitës për keqmenaxhimin e situatës gjatë përmbytjeve.
Duke i’u përgjigjur akuzave se ai braktisi detyrën për një udhëtim në Sri Lanka, Veliaj tha se ‘shtyti me një ditë udhëtimin ku duhet të shkonte më parë’. Ai shtoi se nisi vizitën pas mbledhjes së Shtabit të Përgjithshëm të Emergjencave.
Kreu i bashkisë tha në studion e News 24, gjatë emisionit “Njerëz në fokus” se të gjitha strukturat e bashkisë ishin në detyrë dhe menaxhuan shumë mirë situatën.
Duke i’u referuar periudhës kur Partia Socialiste ishte në opozitë, ai tha se forca politike që përfaqëson nuk përdorte politikisht situatën, por zbriste në terren me ndihma.
“Edi Rama në kohën që ishim në opozitë urdhëronte deputetët të mbushnin kamionët me ndihma. Sot nën ujë është gjithë qyteti i Jorkut në Angli, Lidsi nën ujë. Në asnjë vend nuk kemi një sjellje të paimagjinueshme. Laburistët në Angli nuk shkojnë t’i nxjerrin sytë njerëzve që punojnë, dhe përpiqen të nxjerrin dhjam nga pleshti për kapital politik”, tha Veliaj.
INTERVISTA
Do doja ta nisnim me përmbytjet, për shkak se gjatë këtyre ditëve pati akuzave që iu adresuan juve, duke thënë se iket në Srilanka, dhe ia latë të tjerëve në duar situatën. Mos duhet të anulonit vizitën?
Në fakt duhet të isha nisur me përpara. E shtyva një ditë. E kishim nën kontroll situatën me përmbytjet, dhe vetëm një zonë ishte problematike. Për shkak të rrugëve që nuk përballojnë dot situatën. E vetmja gjë që ishe anomali ishte çështja e Kodrës së Farkës. Rrezikohej shembja e pallateve. Blloqe të tëra betoni që mbajnë njerëz brenda, rrezikonin të ktheheshin në një tragjedi. Ajo situatë u përballua me sukses. Ne e trashëguam këtë situatë. Atë që ka bërë këtë situatë, bërtasin më shumë. Unë përpiqem të fokusohem te puna. Është kollaj të bëhesh si hije, dhe t’ia lësh fajin tjetrit.
Ju kur u nisët për në Srilanka?
Jam nisur atë ditë, pasi u mblodh shtabi i emergjencës, dhe situata ishte nën kontroll. I kuptoj ata që shqetësohen për derdhjen e Shkumbinit, apo situatën në Shijak. Janë bashki të tjera. Ne kishim këtë organizim, pasi një konferencë e tillë do të mbahet edhe në Tiranë. Kjo është arsyeja pse në 20 janar do të kemi një konferencë donatorësh. Unë jam mësuar të marr vendime në interes të qytetarëve shqiptare, dhe për të bërë më të mirën. Tirana ishte në duart e dikujt që i rri mbi kokë. Dhe e monitoron situatën. Ndërtuesi që ka bërë një gropë me lejen nga ata që sot bërtasin, kanë bërë hatanë.
Kur ikët në Sri Lanka?
Pasdite në mbrëmje jemi nisur për Sri Lanka. Mund të sjell gjithë itinerarin.
Atje morët çmim?
Unë nuk pres të vlerësohem nga çmimet, por pres që ti jap çdo ditë Tiranës nga një çmim. Teoritë e konspiracionit, jo George Soros etj, janë alibi. Kanë para pafund, kanë infrastrukturë pafund, jo vetëm që i kanë pasur mundësitë, por nuk shfrytëzojnë asgjë për t’i ardhur në ndihmë bashkisë. Në asnjë vend nuk kemi një sjellje të paimagjinueshme.
Pse përmbytet Tirana?
Përmbytjet ndodhin tipikisht buzë lumenjve, buzë përrenjve, në zona kondrinore prej shtufi. Bëhet fjalë për ndërtime informale që kanë ndërtuar në zona ku nuk duhet të ndërtohej. Problematika që ne kemi sot është që nuk mund të përballojmë dot kosto të tilla. Shteti nuk mund të sillet si dado. Kur ke ndërtuar buzë lumit, nuk flas për baraka, me tahma. Ndërtuan në kodër shtufi pa pikë studimi, është tahma. Shumë njerëz që kanë rënë pre e këtyre mashtrimeve, vuajnë pasojat. Me shëndoshjen e financave të bashkisë do kemi mundësi t’u vijmë këtyre familjeve. T’i kërkohet kryetarit të bashkisë me paratë e mia shko paguaj për të tjerët, kjo nuk shkon.
Ne kemi patur zjarrfikës që kanë kryer edhe shërbime shtëpi më shtëpi, nga bodrume që kanë qenë parkingje makinash. Ne i kemi ofruar shërbim derë më derë. Si menaxhoheshin përmbytjet, vetëm 2 vite më parë?
Jetojmë në një qytet që ka dy vena. Nëse bie shi në 1100 metër katrorë, e imagjinoni dot sa këto dy vena mund të përballojnë gjithë këtë rrjedhë.
Ajo që është vënë re në dy përmbytjet e fundit ka qenë thirrja juaj drejtuar qytetarëve për të evituar daljet. Është kjo pjesë e situatës parandaluese?
Ne kemi kontakte javore me sinoptikanët për situatën me motin. I referohemi edhe qendrave të huaja. Çdo kryetar bashkie e ka mundësinë për ta bërë këtë. Kur e dimë që na kanoset një vështirësi, është mirë ta bëjmë një njoftim të tillë. Dhe qytetarët na kanë mirëkuptuar, duke bashkëpunuar. Nëse do kishim atë fluks të madh automjetesh që kemi çdo ditë, edhe në ditët me nivel të tillë reshjesh, atëherë situata do të ishte edhe më e vështirë. Edhe pas lënies së stafetës sime tek nënkryetarët e bashkisë, ata i qëndruan në kokë punës, dhe monitoruan situatën në zona të ndryshme. Ekipi nuk më zhgënjeu dhe ka qenë në krye të detyrës në çdo moment.
Si e komentoni situatën me përmbytjet në 2014 dhe në 2015?
Me 50% më shumë reshje krahasuar me 2014 ne e menaxhuam më mirë situatën. Në 2014 nuk zhbllokohej dot as sheshi “Skënderbej”. Me një logjikë të thjeshtë kuptohet kush i rri punës tek koka dhe kush nuk e bën. Këta janë të njëjtit njerëz, thjesht ka një stil menaxhimi ndryshe. Më parë vetë Bashkia rrethohej me ujë. Ne kemi një databasë të të gjitha rrugëve që janë impaktuar. Kjo është një tabelë ku do të fokusojmë investimet. Një pjesë të investimeve do të shkojnë padyshim në lumin e Lanës. Fokusin më të madh e kemi të fillimi i lumit të Tiranës, pasi aty mblidhen të gjitha prurjet, që vijojnë më pas me prurjet urbane.
Ekipet i kanë ndenjur punës tek koka. Kur e keqja kishte kaluar flitet pse kalohet nga një punë tek tjetra. Më parë nuk kemi pasur punonjës në terren, mirë kryetari i Bashkisë në Holandë. Unë jam fokusuar të bëj gjënë më të mirë në këtë qytet. Nuk merrem me politikë.
Si do veprohet me banesat mbi kolektorë?
Ne kemi bërë një inventar, bëhet fjalë për qindra banesa. Mbi 300 e ca shtëpi, një numër jo i vogël. Unaza e madhe e Tiranës do të ndihmojë trafikun e Tiranës. Për një projekt kaq të madh ne do të shpronësojmë 10 shtëpi, imagjinoni 300 shtëpi. Ne do bëjmë maksimumin, më të mirën që duhet.
Ku do ti gjeni paratë?
Do të mbledh më mirë taksat. Po punohet që në Tiranë të kemi një trajtim preferencial. Tirana ka veçoritë e saj, problematikat e saj.
Do kërkoni ndihmën e donatorëve për shpronësimet?
Jo vetëm për shpronësimet.
Sa është kostoja e një banese për t’u shpronësuar?
Varet, ka një indeks të çmimeve. Disa shkojnë edhe 100-200 mijë euro. Ka edhe shtëpi 2-3 katëshe. Varet sa ka qenë tahmaja e tyre që kanë ndërtuar.
Si bashkëpunon bashkia me komunat rreth e qark?
Të 24 njësitë funksionojnë si një e vetme. Mënyra se si Shtabi i Emergjencave që unë mbledh përfaqësohet nga secila njësi, që ka anëtarët në Këshillat Bashkiakë. Secili prej tyre ka ndërmarrjet dhe gjithë ky shtab qendror ka shtabin e tij në çdo njësi. Ne kemi një pikë të koordinimit të emergjencave dhe na vijnë raportet nga çdo njësi. Ata që janë në shtabin qendror marrin një vendim se ku është më emergjente ndërhyrja. Prioritet janë evakuimet, pastaj ndërhyrjet dhe më pas rehabilitimet. Fillon puna e përmasave më të mëdha siç është riparimi i argjinaturave.
Kemi pasur një situatë tragjike atë ditë në Tiranë, të ngritur nga Ujësjellësi ku uji rrezikonte tubin e Ujësjellësit. Ka dhe shumë gjëra më dramatike që qytetarët nuk i dinë, por që menaxhohen nga njerëz që nuk bëjnë hienën në televizor. Në fund të ditës bëjmë një bilanc se cila njësi është përgjigjur më mirë. Ne po punojmë për t’i paraprirë shirave të tjerave. Nga pastrimi i kanalizimeve kemi nxjerrë tonelata me qese. Këto nuk i hedh shkau. Është mirë që ditën me diell të jesh qytetar i mirë. Këto tonelata me qese bllokojnë kanalizimet. Dhe atë ditë është punuar në Farkë. Shfrytëzojmë kohët e mira për të bërë riparim dëmesh. Por ka edhe kosto që i paguajnë qytetarët që nuk kanë bërë asnjë dëm. I kanë vajtur lumit në shtrat dhe kjo nuk bëhet, nuk ndodh. Bashkia do të bëjë të vetën, por problematika më e madhe është kur këta njerëz i kanë shkuar lumit në shtëpi.
Çfarë ka ndryshuar ndërkohë në Bashkinë e Tiranës? Ka një riorganizim?
Për efekt të ndarjes së re territoriale na duhet të bënim një ristrukturimin i ekipit, ashtu siç ndodh një çdo institucion. Në këtë situatë në kemi patur dy situata të tilla, një rast ishte ndryshimi me reformën territoriale, dhe se dyti kompetencat e reja të ardhura, siç ishin psh zjarrfikëset. Kemi ngritur një frymë ekipi, ku secili di rolin e vet.
Ka njerëz të rikthyer në ekipin e bashkisë së Tiranës, të cilët kishin kontribuar edhe më parë në kohen kur ky institucion drejtohet nga Rama?
Blendi drejton një agjenci të re, që është e Parqeve dhe Rekreacionit. Shumë raste të tilla, si për festat e fundvitit, dhe aktivitete që i sjellin jetë qytetit, janë bërë nga kjo agjenci. Çdo qytet që ka përparësi gjelbërimin dhe mirëmenaxhimin e qytetit.
Flet kjo për të rikthyer persona të tjerë që kanë kontribuar?
Nuk jemi nisur me idenë që çdo njeriu që ka kontribuar t’i gjejmë një punë, por çdo nevoje apo ideje t’i gjejmë njeriun e duhur.
Cila është sot marrëdhënia e Bashkisë me pushtetin qendror?
Ne kemi një marrëdhënie që ndryshon nga ajo e qeverisjes së kaluar. Secili në Bashki ka partnerin e tij në Qeveri. Unë komunikoj çdo ditë me kryeministrin. Fati im është që kreu i Qeverisë ka qenë edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, e di ku i pikon çatia kësaj Bashkie dhe ma bën punën në të lehtë.
Sa i takon taksave për biznesin e vogël?
Biznesi VIP që xhiron miliona euro nuk i ka problem, por biznesi i vogël i ka. Biznesi i vogël për profilin e tij është kryesisht një biznes familjar. Nëse këta persona nuk o kishin një biznes familjar do të ishin nja barrë e shtuar për shtetin, do t’u nevojitet ndihmë ekonomike, apo do të duhet të punësoheshin. Kur prek kriza zakonisht prek pjesën më të dobët, dhe kjo ndihmë që iu dha biznesit të vogël u vjen në ndihmë atyre.
Për buxhetin pati shumë debate. Pse?
Së pari çdo gjë që ka bërë bashkia, ka hasur në shumë debate. Është gjëja më e lehtë. Ka disa forca politike që e bëjnë me zell të veçantë. Kjo do ishte ok. Unë kam marrë përsipër të marr vendime të vështira për Tiranën. Heqja e taksës për biznesin e vogël, ishte vendim i vështirë. Por argumenti ishte i thjeshtë, ajo që fiton bashkia kur këto biznese ecin mirë është shumë më e madhe se ajo nga taksa.
Shumica e taksave o janë ulur ose janë hequr. Është rritur vetëm një taksë, për ndërtuesit, kryesisht njerëz të pasur. Bëhet për të shmangur situata si ajo e Farkës. Duke rritur këtë taksë jo vetëm kompensojmë taksën e biznesit të vogël, pra 6 mln dollarë që zerohet nga këto biznese, por marrim edhe diçka më shumë. Çdo njeri normal arrin të kuptojë se me 500 lekë taksë pastrimi nuk përballohet. Në Tiranë fitimet janë kolosale të ndërtuesve. Kostoja është 250 euro për metër katror dhe shiten 1500-2000 euro. Rrugët e Tiranës dëmtohen më shumë nga kamionët e firmave të ndërtimit se nga dikush që shkon në punë. Në Tiranë themi ata që fitojnë më pak paguajnë më pak. Ata që paguajnë më shumë kanë një barrë më të madhe. Gjithë taksat e tjera janë me ulje.
Taksa e një hoteli me 5 yje me 200 euro, ishte 10 euro, tani e kanë 2.5 euro. Batuta e parë që më erdhi në mendje ishte shkoni flini në shtëpi si gjithë Tirana. Unë e di stilin si të mos kritikohesh në Shqipëri, mos bëj asgjë. E pamë atë që ishte. Po unë e kam marrë parasysh këtë. Sa kohë do bëj gjënë e duhur për Tiranë, do i marr parasysh kritikat.
Po taksa për kalimin e pronësisë?
Kjo taksë për kalimin e pronësisë është kaq e papërfillshme, saqë nuk rëndon aspak qytetarët. Këto janë taksa që vijnë nga pushteti qendror. Ndaj Bashkitë i miratojnë pas miratimit në Parlament, taksat e tyre.
Me anë të këtyre taksave do të mbushni gropën që krijohen nga heqja taksave për biznesin e vogël?
Nuk besoj se kjo arrihet duke rritur taksat për ata që janë të rregullt, por për të rritur bazën e atyre që paguajnë.
Shumë apartamente nuk janë shitur?
Kjo është një arsye e mirë që do t’i detyrojë pronarët të ulin çmimin dhe t’i shesin apartamentet. Taksat janë të programuara sipas zonave.
Infrastruktura dhe gjelbërimi, çfarë vendi zënë në buxhetin e 2016?
Investimet e mëdha do të jenë në infrastrukturë. Sepse në vitet e kaluara ose nuk është investuar fare ose është investuar në mënyrë mizerabël. Fokusin më të madh e kemi tek investimet. Në muajt e parë kur buxheti ka qenë trokë, janë bërë pak investimet. Unë e kuptoj padurimin e njerëzve por ka një listë prioritetesh. Në vendet më të rrahura ka ardhur më parë era e qytetërimit. Për vitin që sapo kemi hyrë, investimet më të mëdha në zonat periferike. Kemi një grafik pune për secilën njësi.
Keni grafik për të nderuar parqe?
Kemi disa iniciativa, kemi një fokus të veçantë. Nëse banorët duan që një shesh ta investojnë për park, ne do të vëmë në përdorim fondin që të bëjmë investimet. Do të hapim edhe pasdite shkollat, që të vihen në shërbim të komunitetit. Ideja që po mbështesim është e MAS, që shkollat t’i vëmë në dispozicion të komunitetit. Ku ka interes nga banorët.
Në Shqipëri është një problem se më shumë vandalizojnë grupet politike se një qytetar pa shkollë. Nëse vandalizohet me çfarë do t’i paguajmë, ndaj ku komuniteti merr pjesë edhe i ruan mirë. Do të shkojmë në ndarje në lagje, ku do të përdorim emrat e lagjeve që njihen.
Çfarë do të ndodh me Liqenin Artificial?
Ne do të fillojmë këtë vit me një investim për një hapësirë për fëmijësh, një kënd i madh lojërash tek liqeni i Tiranës. Tek zona pingul me digën dhe që në pranverë do fillojë investimi. Për fëmijët që janë të vetmit që nuk bërtasin. Nëse një qytet nuk është miqësor me fëmijët, nuk mund të jetë me të tjerët. Fabula jonë ka qenë nuk fokusohemi tek zgjedhjet e ardhshme por tek gjenerata e ardhshme. Ndaj ka qenë fokusi jonë tek fëmijët.
Do të prishim disa ndërtime të tjera pa leje. Nuk do të mjaftohemi vetëm me liqenin. Është bërë i pamjaftueshëm për njerëzit që e frekuentojnë. Kjo është arsyeja që kemi promovuar aktivitete të tjera në Kashar, në parkun e Dajtit. Por ne do të bëjmë 10 ndërhyrje në total tek liqeni i Tiranës.
Do keni një zgjerim të hapësirës gjelbëruese?
Kjo do të ishte një ide e mire, por ku të zgjerohet. Është rrethuar nga zona të banuara. Shoh se është më e mirë logjika që të fokusohemi të ajo që kemi, sesa idej utopike për të zgjeruar hapësirën, apo të shpërblehen banorët e ndërtimeve në zonë. Ne kemi bërë disa ndërhyrje në liqen për pastrimin nga algat dhe papastërtitë. Do vazhdojmë ta bëjmë këtë. Furnizimi me ujë varet edhe nga mënyra sesi bëhet furnizimi i liqenit të Farkës, sepse ka lidhje me të. Unë jam gati të bëj çdo gjë që kanë në dorë njerëzit, për çka ka natyre duhet të intervistoni dikë tjetër.
Edhe për debatin që u krijua me një parti politike që vandalizmi qytetin pjesa është e qartë. Njësoj siç kemi penalitete që vandalizojnë qytetin, ashtu funksionon edhe për ata që veprojnë nën një logo politike.
U protestua më parë për prishjen e gjelbërimit për rrugën e Elbasanit. Sot është dhënë një lejë nderimi atje?
Unë nuk kam dhënë një leje ndërtimi në rrugën e Elbasanit. Nuk e di kujt i referoheni,. Unë nuk mund të zhbëj më atë që është bërë me rrugën. Tani nuk mund të bëjmë ndryshim në këtë drejtim.
Çfarë do të ndodhë me kompleksin Dinamo?
Ne jemi ende në gjyq. Kemi fituar në Apel. Është në fuqi pezullimi i kësaj leje, dhe besojmë se Gjykata e Lartë do të na japë të drejtë. Nuk besoj se kjo Gjykatë e Lartë do na lërë në baltë nisur edhe nga gjithë ky debat që po bëhet për Reformën në Drejtësi. Tani bashkia është bërë me qytetarët dhe jo me ndërtuesit.
Çfarë do të bëhet me lejet e ndërtimit që janë dhënë nga Basha? Po prisni auditin e brendshëm?
Në fakt ka një hetim të prokurorisë për këtë. Në sytë e ligjit nuk ka rëndësi kush ka qenë kryetar. Ndaj nevojitet një vendim për të ndërhyrë, për të shpallur të pavlefshme lejen. Prokuroria ka pasur mjaftueshëm kohë për të marrë një vendim, dhe për të proceduar më tej. Ne po auditojmë gjithçka. Ne kemi arsye pse kemi çuar në Prokurori 17 ndërtime. Do të gjendet mënyra pastaj sesi do të veprohet me to, sipas vendimit përkatës. Secili rast meriton një zgjidhje të veçantë.
Si është e vërteta e parkut Rinia?
Ai ishte një vendim i marrë më herët nga Këshillat Bashkiakë dhe Qeveritë, dhe kishte nevojë për një rinovim. Kur s’ka parkime themi pse s’ka. Kur ka ankohemi pse paguajmë pak. Unë s’po bëj një konkurs bukurie, veç kur kandidon për miss thua do sjell paqen në botë, e pastaj një buzëqeshje. Me paratë që bëhen nga pagesat për këto shërbime, përdoren për investime në korsitë për biçikletat. Politika ecën përpara me ndryshime të vogla. Shkoj në punë çdo ditë si të ishte dita e parë, e iki si të ishte dita e fundit. Bëj një bilanc të asaj që është bërë. Në çdo fushë është bërë përmirësim në Tiranë. Dhe askush nuk mund të thotë se nuk është bërë. Kostoja e një parkimi nëntokësor është 19 milionë dollarë. Ne jemi në një fazë ku vendimi për parkimin të parku “Rinia” sapo ka filluar. Kemi ulur vitet e kontratës nga 35 në 30 vjet. Fitimi i Bashkisë është negociuar nga 10 në 15%. Faleminderit për kritikat dhe na thoni si bëhet ndryshe. Nëse nuk na thoni, na lini të bëjmë këtë punë, derisa të gjejmë një zgjidhje më të mirë dhe efikase.
Parkimi tek stadiumi “Qemal Stafa”, ka qenë në projekt të bëhej me kate…
Koncesionari që e kishte marrë kishte hequr dorë nga koncesioni, dhe kishte ngelur një rrënojë. Ju kujtohet si ishte? Sot është një hapësirë, ku në vend ti marrë paratë një telendari, ja paguan një makinerie që t’i kthen mbrapsht. Duhet t’i garantoj qytetarët se nuk na shpëton asnjë detaj. Pse kabina nuk është në anën tjetër, sepse është në pronë tjetër e kërkon negociata të tjera.
Ajo tokë është pronë e bashkisë së Tiranës?
Jo është e pronarit, e privatizuar. Projekti i parkimit të nëndheshëm tek “Qemal Stafa” dështoi. Ne nuk e përballonim dot një parkim të nëndheshëm ndaj e asfaltuam dhe e rregulluam.
Ju thatë që Tirana ka 3 parkingje a do të ketë edhe të tjerë?
Do të ketë. Deri në fund të vitit 10.
Do të ketë rishikim tarifash për parkimin?
Do të vendosim abonetë. Tarifa fikse ishte të mos kishte vonesa. Në disa zona për përdorim komercial do të ketë sistem abonesh.