• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Përmbytjet, Veliaj: Në 4 vite asnjë investim për kolektorët, problem ndërtimet mbi to

by A R
22/11/2015 18:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Kryeqytetit Erjon Veliaj ka bërë një panoramë të plotë të kushteve në të cilat ndodhet Tirana të dielën e përmbytjeve. Veliaj vuri theksin se përtej faktit se forca e natyrës nuk mund të kontrollohet, ajo që është për tu diskutuar janë ndërtimet pa leje pranë kolektorëve si dhe banesat pranë lumenjve. Në një prononcim telefonik në News 24, Veliaj tha se në mënyrë të papërgjegjshme zyrtarët e administratës së shkuar të Bashkisë kanë legalizuar banesat që ishin ndërtuar pranë kolektorëve të ujit si dhe në afërsi të lumenjve, që sipas Veliajt janë gërryer pa masë në kushte paligjshmërie. Në lidhje me zgjidhjen e situatës Veliaj tha se këto ndërtime do të shkatërrohen dhe se personat që jetojnë në këto ambiente do tu gjendet një banesë ose do të shpronësohen.

“Në 4 vite në Tiranë nuk u bënë investime në kolektor. Të djathtët s’dinë të punojnë, por s’dinë as të heshtin. Ne po punojmë çdo ditë, dhe jemi prezent kudo ku qytetarët kanë nevojë. Në dallim nga qytetet e tjera, Tirana e ka përballuar këtë gjendje pa situata tragjike.

Shtëpi në shtretër lumenjsh, apo mbi kolektor nuk do lejohen, do t’u japim banesa sociale. Janë rreth 12 zona problematike në Tiranë ku do të prishen ndërtimet pa leje. Te zona e Shqiponjës, mbi tre–katër shtëpi janë ndërtuar mbi kolektor. Këto banesa janë legalizuar, e tashmë do t’i duhen qytetarëve të Tiranës të paguajnë dëmshpërblimin për këtë gjë që e kanë lejuar dy-­tre persona”, u shpreh Veliaj.

Veliaj gjithashtu, në komunikimin e tij telefonik shtoi se në Kryeqytet janë hequr nga kanalizimet një sasi mjaft e madhe plehërash plastike, disa ton prej tyre.

Kreu i Bashkisë tha se situata më problematike është në Zall Bastar, ku është dëmtuar këmba e urës që ndodhet atje e cila është duke u riparuar.

­“Në Tiranë fatmirësisht kaloi pa situata tragjike. Të gjitha akset në terren janë të kalueshme. Për momentin më e keqja ka kaluar, po punojmë në aksin Zallbastar. Kam qenë gjithë ditën në terren, Ndroq, Kombinat. Në Laprakë uji është tërhequr, dhe situata paraqitet normale.

Next Post

Balague: Perez do ta “heqë qafe” Benitezin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

October 20, 2026
Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

October 20, 2026
Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

October 20, 2026
Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

October 20, 2026
Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

October 20, 2026
“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

October 20, 2026
Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

October 20, 2026
Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

October 20, 2026
Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

October 20, 2026
Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com