• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përmbytjet, Shkodra kërkon autonominë: Rama na braktisi!

by A R
25/03/2018 11:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej rreth 20 ditësh një pjesë e territorit të Shkodrës ndodhet në gjendje shumë të vështirë nga përmbytjet. Mijëra hektarë tokë dhe qindra familje janë përmbytur, ndërsa bashkia Shkodër vijon që të kërkojë shpalljen e emergjencës, por është refuzuar nga qeveria.

Në këto kushte, Arben Ceni që është administratori i njësisë Ana e Malit, një nga zonat më të përmbytura në Shkodër nuk mjaftohet me akuzat ndaj kryeministrit për mungesë të vëmendjes, por i irrituar shkon më tej duke deklaruar se “Shkodra mund të marrë edhe autonominë”. Arben Ceni thekson se Shkodra ka mjaft resurse që mund t’i menaxhojë vetë, ndërsa kryeministrit i thotë se le të përkushtohet vetëm me Jugun duke e akuzuar për diskriminim.

“Nëse është e nevojshme, Shkodra me këto resurse që ka mund të marrë edhe autonominë, kështu do shkojë puna. 3 hidrocentralet janë në Qarkun e Shkodrës, kemi Thethin, kemi plazhin më të mirë në Shqipëri, Velipojën, kemi liqenin më të madh në Shqipëri. Të gjitha këto janë resurse, domethënë ne s’kemi nevojë. Domethënë po kërkojmë si Katalonja, të ndahemi edhe ne dhe ta menaxhojmë ne Shkodrën, pse ta vëmë në siklet Kryeministrin. Ai të vazhdojë të punojë me Vjosën me Semanin, të mos merret me Drinin e këto”

Deklarata e zyrtarit të lartë të bashkisë së Shkodrës është e pazakontë, ndërsa pritet reagimi i qeverisë, se si do ta komentojë ashpërsimin e toneve me këtë kërkesë radikale nga pushteti lokal. Në bashkinë e Shkodrës në 3 javët e fundit kanë qenë të pranishëm disa nga ministrat e qeverisë Rama për t’u njohur me problemet e qytetarëve. Gjithashtu edhe Lulzim Basha ka qenë dy herë duke i kërkuar Ramës që të shpallë emergjencën. Basha ka akuzuar qeverinë për shkarkimet nga HEC-et.

a.ç

Next Post
Thyen lokalin dhe vodhen televizorin, arrestohet i riu, në kërkim shoku i tij

Kërkohej për vjedhje, i riu nga Tropoja arrestohet në Morinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Avion luftarak amerikan F-15E rrëzohet mbi Iran, nis operacion urgjent shpëtimi për ekuipazhin

Avion luftarak amerikan F-15E rrëzohet mbi Iran, nis operacion urgjent shpëtimi për ekuipazhin

April 3, 2026
Seanca në Administrative, Ndreca: A është Ols Dado prokuror apo jo? Këtë duam të dimë

Seanca në Administrative, Ndreca: A është Ols Dado prokuror apo jo? Këtë duam të dimë

April 3, 2026
Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

April 3, 2026
Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, detajet e para

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, detajet e para

April 3, 2026
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë pasi humbi ndjenjat në palestrën e shkollës

Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë pasi humbi ndjenjat në palestrën e shkollës

April 3, 2026
Sherr në Vlorë/ Përleshen disa persona, humb jetën 63-vjeçari

Sherr në Vlorë/ Përleshen disa persona, humb jetën 63-vjeçari

April 3, 2026
Prilli sjell surpriza për këto 5 shenja të zodiakut: Mund të gjejnë dashurinë këtë muaj

Prilli sjell surpriza për këto 5 shenja të zodiakut: Mund të gjejnë dashurinë këtë muaj

April 3, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani lejon një anije franceze për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani lejon një anije franceze për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

April 3, 2026
Ndërron jetë në QSUT një i paraburgosur

Ndërron jetë në QSUT një i paraburgosur

April 3, 2026
“Gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputeteve gra”, PD kërkon përjashtimin me 60 ditë të Taulant Ballës nga Kuvendi

“Gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputeteve gra”, PD kërkon përjashtimin me 60 ditë të Taulant Ballës nga Kuvendi

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In