• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Përmbytjet/ Qeveria akordon 141 mln lekë shtesë për masat mbrojtëse

by Java News
12/01/2017 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa i gjithë vendi është përfshirë nga moti i acartë, temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës, janë duke u marrë masa për atë që do të mund të vijë më pas.

Reshjet e shiut që parashikohet të përfshijnë më vonë vendin mund të shkaktojnë përmbytje, ndaj dhe qeveria i akordoi një fond shtesë Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, në vlerën e rreth 141 milionë lekëve për ndërhyrje emergjente në infrastrukturën e mbrojtjes nga përmbytjet për disa objekte që ndodhen kryesisht në rajonin e Durrësit dhe Lezhës.

Pjesa më e madhe e buxhetit (rreth 20 milionë lekë) parashikohet të shkojë për rehabilitimin e argjinaturës së lumit Kir, e më pas të atij të lumit Mat Tale, shkruan monitor.

Kjo shumë do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, njoftoi se pas dëborës së ditëve të fundit dhe temperaturave të ulëta, dëmet në sektorin e bujqësisë kanë qenë të pranishme në disa zona. Më rëndë të dëmtuara raportohen kulturat e mbjella me luleshtrydhe në Qarkun e Fierit.

Në Njësinë Administrative Frakull, në 52 hektarë të mbjella me luleshtrydhe, ka dëmtime të konsiderueshme prodhimi (të frutave të pavjela, squllosje të frutës, dëmtim dhe abortim të lulerisë). Në gjithë sipërfaqen e mbjellë në sera me këtë kulturë, deri tani nuk ka dëmtim të bimëve, por vetëm të prodhimit të gatshëm. Po kështu ka dëmtime të prodhimit të pavjelë të domates në sera në 3 ha ose rreth 1000 kv.

Në Njësinë Administrative Cakran, në 3 ha të mbjella me luleshtrydhe, ka dëmtime të konsiderueshme të prodhimit të pavjelë dhe të lulerive. Ka dëmtim të prodhimit të pavjelë të domates në sera në 0.2 ha, ose 200 kv./a.k

Next Post
Mourinho i jep mundësi Fellainit edhe një vit

Mourinho i jep mundësi Fellainit edhe një vit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In